E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora, Nishani: Shpëtuam jetë njerëzish

Në lidhje me situatën e shkaktuar nga moti i keq, pak minuta më parë ka raportuar dhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ku theksoi se gadishmëria është e lartë ndërsa situata po monitorohet.

Nishani vuri theksin tek ndihma e forcave të Shtabit të Emergjencave, në funksion të hapjes së rrugëve nga dëbora, furnizimit me ushqime, si dhe për tu ardhur në ndihmë emergjencave shëndetësore.

Është bërë ndërhyrja dhe transporti i një gruaje shtatzënë në Kukës dhe një tjetre në Pukë. Shpëtuam një pacient në fshatin Topojan dhe një tjetri në Malzi. Shpëtuam një fëmijë gjatë një operacioni të vështirë në Dibër, tha më tej Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›