Ngjela: Qeveria nuk ka fond emergjence, njësoj si në kohën otomane
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, tha se është skandaloze që qeveria nuk ka një fond emergjence për situatën e krijuar në vend nga moti. Qeveria shqiptare nuk ka fond emergjence sepse është e korruptuar. Një mungesë e tillë e kthen shtetin shqiptar në kohën otomane kur shteti nuk kishte asnjë përgjegjësi për shtetasit e vet. Një diktaturë barbare ka qenë regjimi i Hoxhës në Shqipëri, por asnjëherë nuk u gjend pa fond emergjence kundrejt fatkeqësive natyrore. Imagjinoni se në çgjendje e ka katandisur Shqipërinë një kryeministër si ky yni, tha Ngjela.
Avokati tha se një tjetër skandal rëndon mbi Berishën dhe ai lidhet me gazsjellësin Trans Adriatik. Kryeministri aktual i ka sjellë një dëm vrastar ekonomisë shqiptare kur ka gënjyer partnerin e Shqipërisë, Gjermaninë, në lidhje me investimin prej 6 miliard euro për ndërtimin e impiantit të gazit të lëngshëm. Dëmi përllogaritet aq i madh, sa shumë shpejt do ia bëjmë të ditur opinionit publik këtë turp të përsëritur të kryeministrit që shokët e tij shkon dhe i gjen në Azerbajxhan.
Kryeministri shkon në Azerbajxhan për të takuar Ilham Aliev, nipin e ish- shefit të KGB-së ruse, për të cilin sipas Ëikileaks, ambasadori amerikan është shprehur se Aliev është si Korleone, i cili ka thënë se Nuk duhet ti vrasësh të gjithë, por vetëm armiqtë. Aktualisht ka vjedhur 80 përqind të votave dhe masakron vazhdimisht opozitën. Këto janë miqësitë e reja që kërkon të krijojë kryeministri Sali Berisha, tha Ngjela.