E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Rrugor, nga 11 janari gjoba të ashpra për shkelësit

TIRANË- Drejtuesit e mjeteve nga data 11 janar do të ndëshkohen me masa të ashpra ligjore nëse nuk repektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Kështu nga 11 janari   hyjnë në fuqi ndryshimet e reja ligjore në Kodin Rrugor, të cilat  parashikojnë sanksione të forta. Kështu gjoba të ashpra do të vendosen veçanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, etj, që në mjaft raste kanë rezultuar si shkaktare kryesore të aksidenteve rrugore.

Ndryshimet ligjore në Kodin Rugor, u miratuan në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend, me konsensusin e forcave politike të pozitës dhe opozitës.Kodi Rrugor ka pësuar ndryshim në mbi 30 nene te tij, duke ashpersuar masat per shkeljet e normave te qarkullimit rrugor, duke dyfishuar gjobat per kundravajtsit.

Kodi sanksionon se, "cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/ orë dhe jo me më shumë se 20km /orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në 6 mijë lekë”, si dhe ‘cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/ orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë".

Për mosvendosjen e rripit të sigurimit, kodi saksionon se, "Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë".

Ndërkohë, masa të rrepta futen edhe për drejtuesit që konsumojnë pije alkoolike. "Cilido që drejton një mjet nën ndikimin e alkoolit ndëshkohet me gjobë nga dymijë e pesëqind lekë deri në shtatë mijë e pesëqind lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga 6 deri në 1 vit dhe nga 1 vit deri në 2 vjet kur subjekti përsërit shkeljen brenda një viti, sipas Kodit".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›