E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor Kume Partite 25 dite kohe per propozimet

I mandatuari nga Kuvendi dhe shoqeria civile per permiresimin e Kodit Zgjedhor Kristaq Kume u ben thirrje partive politike te bejne propozimet konkrete. Sipas tij subjektet politike kane kohe vetem 25 dite per te bere propozimet konkrete. Kume thekson se me vendimin e Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per djegien e fleteve te votimit tashme i eshte dhene fund edhe pengeses se fundit per reformen. Por hezitimin e PS-se per te bere propozime konkrete ai e sheh si pjese te nje strategjie te mundshme per bojkot te zgjedhjeve te 8 majit. Une do ta konsideroja mospjesemarrjen e saj vetem si rrjedhim i faktit qe vendimi politik i kesaj partie mund te jete mospjesemarrja ne zgjedhje. Ne qofte se PS do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme do te jete garuese e ketyre zgjedhjeve atehere nuk ka pse te mos kontribuoje ne realizimin e reformes zgjedhore - deklaroi dje Kristaq Kume. Qe prej nentorit kur Kume u mandatua per ndryshimin e kodit kane qene vetem partite e vogla dhe shoqeria civile ato qe kane treguar interes per reformen zgjedhore. Partite e vogla dhe nder to parti qe i takojne spektrit te djathte jane te gatshme per te sjelle kontributin e tyre bile pretendojne se i kane te zbardhura mendimet e tyre. Kurse nga dy partite e medha politike nuk ka deri tani kontribut konkret real - thote Kume. Reforma zgjedhore sipas ish-kreut te KQZ-se duhet te mbyllet brenda janarit pra 3 muaj para zgjedhjeve pasi ne kod ka afate qe e bejne te pamundur punen pertej kesaj kohe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›