Sfidat e Kosoves Mustafaj Raporti i Marty
Per ish-Ministrin e Jashtem i Shqiperise Besnik Mustafaj nje nder sfidat kryesore te Kosoves per kete vit duhet te jete permiresimi i mazhit te demtuar nderkombetar si me raportin e debatueshem te raportuesit te Keshillit te Europes Dick Marty ashtu dhe me problemet qe dolen pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit.
Sipas tij per procesin e njohjeve nderkombetare udheheqja ne Prishtine duhet te kishte punuar me mire per te vendosur shtetin e se drejtes ne Kosove si dhe te luftonte me mire korrupsionin klientelizmin dhe format e tjera qe bien ndesh me vlerat qe duhet ta bashkojne Kosoven me boten e perparuar.
Duke folur per dialogun e pritshem Kosove-Serbi zoti Besnik Mustafaj i tha BBC-se se perfundimi me sukses i tij do te ishte ne interes te te dyja vendeve dhe te paqes e stabilitetit ne rajon. Ne rrafshin nderkombetar Kosova ka nje sfide imediate qe eshte rikuperimi i imazhit te demtuar muajt e fundit qofte me raportin e fantaksur te Dick Martyt por qofte edhe me problematiken e paparashikuar per te thene te drejten qe doli nga zgjedhjet e dhjetorit. Keshtu qe une mendoj se ne menyre imediate Kosova institucionet e saj duhet te punojne ne nje strategji te kthjellet qofte per te siguruar qe te dielen me 9 janar zgjedhjet te shkojne shume mire qofte per te mbyllur mire procesin e rinumerimit te atyre qendrave te votimit qe vendosi KQZ-ja qofte per te reaguar me pjekuri nga partite politike ndaj rezultatit te zgjedhjeve per te krijuar pastaj koalicionin e nevojshem qeverises. Po ashtu nje sfide eshte edhe fillimi i procedurave serioze dhe pertej sharjeve dhe qendrimeve emocionale ndaj raportit te Dick Martyt ne menyre qe te rikuperohet ai imazhi i demtuar dhe te vazhdohet qofte me projektet e medha per prezencen ekonomike nderkombetare per ti sherbyer konsolidimit te ekonomise se Kosoves qofte edhe me vazhdimin e procesit te njohjeve deklaroi z.Mustafaj.