E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paranoja e PS-se Mazhoranca do te na vjedhe votat e 8 majit

Prokuroria e Shkodres rrezon akuzat e PS-se Tahiri Do te nxjerrim te verteten nga kutite

Kur Prokuroria e Rrethit Shkoder pak kohe me pare dha verdiktin e saj i cili hodhi poshte te gjitha akuzat qe ishin bere nga opozita per vjedhje votash ne kete rreth tashme jane perseri opozitaret qe shprehen per nje plan te mazhorances per vjedhje votash ne zgjedhjet e ardhshme vendore. Keshtu ka qene deputeti socialist Saimir Tahiri i cili deklaroi diten e djeshme se Partia Socialiste nuk do te lejoje me qe te zhvillohen zgjedhje si ato te kaluarat dhe se kjo force do ti shkoje deri ne fund kauzes se saj se transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit. E verteta e votave te vjedhura ne zgjedhjet e kaluara nuk eshte kurre ceshtje e kaluar e nuk do te behet kurre e tille sado te mundohet Saliu. E verteta e zgjedhjeve te kaluara peshon sot me shume se kurre mbi koken e pushtetareve qe qeverisin me vota te vjedhura per te vjedhur shqiptaret e zakonshem. E verteta do dale nga kutite pavaresisht perpjekjeve te Sali Berishes per ta penguar ashtu sikurse zgjedhjet e ardhshme nuk do jene dot skena e perseritur e manipulimit shteteror qe ve dore mbi vullnetin e zgjedhesve per te vene ne dore pasurine e shqiptareve - tha Tahiri. Keshtu socialistet dhe aleatet e majte shprehen gati te sigurt se edhe zgjedhjet e ardhshme vendore te cilat do te zhvillohen ne daten 8 maj 2011 do te kene manipulime por nga ana tjeter verdikti i Prokurorise se Shkodres ka hedhur poshte pretendimet e meparshme te opozites per vjedhje votash. Perpos kesaj ne fjalen e tij deputeti socialist Tahiri vazhdoi me akuzat ndaj mazhorances qeverisese per mosrealizim te standardeve nga ana e saj dhe per rritje te korrupsionit qeveritar. Pushteti i votave te vjedhura nuk ka me asgje te perbashket me standardet evropiane por misheron standarde talebane duke plackitur e vjedhur me babezine e korrupsionit gjithcka ne kete vend i perket popullit. Qeveria eshte kthyer ne nje agjenci sekseresh qe trafikon diten dhe naten ne emer te vet te ministrave apo ortakerive korruptive duke pervetesuar gjithcka perben perfitim te paligjshem nga karburantet energjia deri te rrembimi i pronave te qytetareve - u shpreh Tahiri. Gjithashtu deputeti socialist nuk ngurroi te sulmonte edhe Kuvendin e Shqiperise duke e cilesuar ate nje paradhome te mazhorances megjithese ishte vete opozita ajo qe per nje kohe te gjate e bojkotoi kete institucion mjaft te rendesishem per realizimin e reformave te cilat ndikojne drejtperdrejt ne standardizimin evropian te vendit. Parlamenti eshte shnderruar ne paradhomen e partise ne pushtet ku ligjet shkelen e zhbehen perdhosen institucionet e pavarura kushtetuese vidhen taksat e qytetareve per dietat e Jozefines dhe majmen e deputeteve te qeverise duke cmontuar demokracine dhe shtetin ligjor me dhunen e arrogancen e pushtetit te votave te vjedhura tamam sic ndaloi ne menyre antikushtetuese te drejten tone per te hetuar zgjedhjet e kaluara - deklaroi Tahiri. Ne ditet e fundit te vitit te kaluar ne seancen e fundit te Parlamentit por edhe ne nje sere takimesh midis perfaqesuesve te dy grupeve te partive kryesore nuk u arrit zgjidhja e ngercit politik. Keshtu Partia Socialiste kerkoi qe propozimi i saj i fundit per hetim te zgjedhjeve te kaluara parlamentare te pranohej pasi sipas tyre ai permbushte te gjitha pikat e rezolutes se PE-se. Ndersa mazhoranca kundershtoi oferten e fundit te opozites pasi ne te sipas saj jane perfshire disa pika te cilat bien ne kundershtim te plote me ligjin dhe Kushtetuten dhe ne kete menyre ky propozim nuk mund te pranohet. Prandaj pala qeverisese kerkoi rishikimin e propozimit sipas ligjit dhe Kushtetutes dhe vetem me pas mund te arrihet kompromisi politik per te zgjidhur ngercin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›