E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit Meta Te ndryshohet Kushtetuta

Unifikohet mazhoranca Meta Lenia e imunitetit kerkese e KE-se. Qendrimi i PS-se mbrojtje per korrupsionin

Zv.kryeministri dhe kreu i LSI-se Ilir Meta u ben thirrje dy partive kryesore ne vend te arrijne kompromisin per heqjen perfundimtare te imunitetit te deputeteve dhe zyrtareve te shtetit. Ai mbeshtet heqjen e imunitetit te deputeteve dhe politikaneve kundrejt procedimeve penale per korrupsion. Meta i kujton klases politike shqiptare se nje gje e tille eshte kerkese e Komisionit Evropian. Por sipas tij per konkretizimin e heqjes se imunitetit duhen ndryshime ne Kushtetute. Keshtu Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i bashkohet qendrimit te aleatit te tij ne qeverisje Partise Demokratike per te hequr dore ne menyre vullnetare nga imuniteti i deputetit ne kuader te luftes antikorrupsion. Kryeministri Berisha e shprehu nje qendrim te tille ne mungese te votes se opozites per te votuar ligjin per heqjen e imunitetit. Unifikimi I qendrimit brenda mazhorances vjen ne nje kohe kur opozita ka refuzuar te bashkoje voten per te votuar ligjin per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte me argumentimin se ceshtja e imunitetit eshte e rregulluar ne nenin 73 te Kushtetutes. Levizja Socialiste per Integrim prej kohesh ka apeluar ndaj te gjitha forcave politike ne Parlament per te bere se bashku ate ndryshim te domosdoshem ligjor dhe kushtetues i cili e heq perfundimisht imunitetin si nje pengese per hetimin e deputeteve dhe prej kohesh ne si perfaqesues te Levizjes Socialiste per Integrim ne Parlament e kemi konsideruar veten pa imunitet perballe cdo lloj akuze per korrupsion apo per shkelje te ligjit duke e ftuar prokurorine dhe organet e zbatimit te ligjit qe te ndjekin dhe verifikojne cdo akuze pa pasur aspak pengesen e imunitetit - deklaroi z. Meta. Natyrisht - shtoi ai - qe eshte e domosdoshme qe kjo te behet nga te gjitha forcat politike ne Parlament pasi ka qene dhe mbetet nje kerkese e Komisionit Evropian si nje hap i vullnetit te mire ne luften kunder korrupsionit sidomos ne sferen politike. Kreu i LSI-se beri te ditur se per partine qe ai drejton tashme nuk ekziston imuniteti. Meta vuri ne dukje se perfaqesuesit e saj jane te gatshem per cdo lloj hetimi. Per ne si deputete te Levizjes Socialiste per Integrim nuk ekziston imuniteti qe do te thote se perfaqesuesit tane jane te hapur ndaj cdo akuze per tu verifikuar duke hequr dore ne menyre te menjehershme nga imuniteti i tyre pra pa kerkuar mbrojtjen permes imunitetit - theksoi z. Meta. Por - vijoi ai - ne menyre qe te realizohet jo vetem nje demonstrim i vullnetit te mire te forcave te caktuara politike ne rastin konkret te PD-se apo te LSI-se ne menyre qe kjo te mos mbetet vetem ketu por te hiqet cdo lloj interpretimi ligjor apo kushtetues qe per momentin mund te shfrytezohet per te perdorur imunitetin si nje mbrojtje apo si nje korace ndaj akuzave te tilla eshte e mira qe te gjitha forcat politike me konsensus te bejne cdo ndryshim i cili perfundimisht e rrezon imunitetin si nje pengese qofte edhe te perkohshme per prokurorine dhe organet e zbatimit te ligjit per te hetuar ndaj cdo deputeti dhe politikani. Kreu i LSI-se akuzoi se qendrimi i Partise Socialiste eshte nje mungese e qarte e vullnetit per te luftuar korrupsionin dhe per te qene te hapur per te bashkepunuar pa kushte me drejtesine ne kete drejtim dhe njekohesisht kjo nuk eshte vetem nje demonstrim i vullnetit te mire nje akt moral nje akt transparence por eshte edhe nje detyrim per procesin e integrimit evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›