E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi Bregu Se shpejti hapim negociatat me BE-ne

Zgjedhjet lokale te 8 majit jane nje prej kushteve kryesore per marrjen e statusit te vendit kandidat ne vjeshten e ketij viti. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu duke nenvizuar se nje prej 12 rekomandimeve te opinionit te KE-se lidhet me garantimin e zgjedhjeve sipas standardeve nderkombetare deklaroi se qeveria do te permbushe te gjitha angazhimet per te realizuar nje proces te tille. Ashtu sic ndodhi ne vitin 2009 kur shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat u be vetem pas zgjedhjeve parlamentare edhe kete here hapja e negociatave do te behet vetem nese zgjedhjet lokale permbushin standardet. Ndersa pjesa me e madhe e rekomandimeve te KE-se kane te bejne me zgjidhjen e ngercit politik ministrja e Integrimit Bregu deklaron se qeveria do te vazhdoje te punoje duke akuzuar liderin e opozites per qendrime antishqiptare. Bregu sqaroi dje edhe qendrimin e qeverise ne raport dhe verejtjet e saj per pasaktesi ne opinionin e KE-se. Ndersa KE-ja i ka lene nje vit kohe Shqiperise per te plotesuar 12 rekomandimet para se ti hape negociatat per anetaresim ngerci politik dhe zgjedhjet e 8 majit mbeten kushtet me te rendesishme per te marre nje pergjigje pozitive nga Komisioni Evropian. Nisur nga kjo 2011-a eshte edhe viti vendimtar per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Zotim ky jo vetem i Kryeministrit te vendit Sali Berisha por njeherazi edhe i mbeshtetur nga ministrite e linjes konfirmon axhenden sa te veshtire aq dhe impresionuese nese do ti referoheshim kursit te reformave. Nje fakt te tille e pohon edhe ministrja e Integrimit Evropian Majlinda Bregu e cila ne kete korpus detyrash dhe angazhimesh thekson se nje prej 12 rekomandimeve te opinionit te KE-se lidhet me garantimin e zgjedhjeve sipas standardeve nderkombetare. Ajo siguroi dje se qeveria do te permbushe te gjitha angazhimet per te realizuar nje proces te tille. Ashtu sic ndodhi ne vitin 2009 kur shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat u be vetem pas zgjedhjeve parlamentare edhe kete here hapja e negociatave do te behet vetem nese zgjedhjet lokale te 8 majit permbushin standardet e kerkuara te cilat mbeten kushtet me te rendesishme per te marre nje pergjigje pozitive nga Komisioni Evropian. Ne kontekstin e ketyre zgjedhjeve opozita mund te vijoje te mos jape konsensusin e saj per reformat qe kerkon Bashkimi Evropian ne progres-opinionin per Shqiperine per shkak te qellimeve te saj politike por ky refuzim sipas ministres se Integrimit Majlinda Bregu do te kete perballe vendosmerine e qeverise per te deshmuar para autoriteteve te BE-se se gjithcka qeveria ka ne dore do ti pergjigjet ne plan-veprimin e saj problematikes qe u ngrit ne raportin e 9 nentorit. Por si ministre e Integrimit dhe pas nje viti te lodhshem politik Bregu e ka te pamundur te jape nje parashikim per fatin e atyre rekomandimeve per miratimin e nje sere ligjesh qe domosdoshmerisht kerkojne votat e opozites. Sipas zonjes Bregu lojen e socialisteve po e luan nje antishqiptar sic e quan ajo Edi Ramen per te cilin thote se ka dhene prova te mjaftueshme se nuk e do integrimin e shqiptareve. Ministrja Bregu deklaroi se qeveria ne cdo hallke te saj po punon me te njejten fryme si ajo per pyetesorin e Bashkimit Evropian per te evidentuar e per ti dhene pergjigje cdo problematike qe raporti ngre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›