Kodi Zgjedhor, buxhet kafshate për partitë jetime
Partitë
Në përpjekje për të pastruar terrenin nga partitë fantazmë që në momentin e garës elektorale, për herë të parë, hartuesit e Kodit Zgjedhor kanë menduar të vendosin një sërë kriteresh, të cilat duhet t’i plotësojnë të gjitha ato forca politike dhe koalicione zgjedhore përpara se të bëhen lojtarë në garën e ardhshme zgjedhore. Kështu, në kod, për herë të parë është futur koncepti i firmave mbështetëse që duhet të paraqesë një parti apo koalicion paraelektoral përpara institucioneve të administrimit të zgjedhjeve, për t’u regjistruar më pas në listën e partive konkurruese. Sipas Kodit, përcaktohet se të gjitha partitë politike që në Kuvendin aktual nuk zotërojnë asnjë mandat përfaqësimi për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, duhet të mbështeten nga jo më pak se 10 mijë zgjedhës. Në rastin e koalicioneve zgjedhore, listat e kandidatëve, me të cilat do të paraqiten në zgjedhje, duhet të jenë të shoqëruara me firmat e jo më pak se 15 mijë individëve me të drejtë vote.
Ngërçi
Natyrisht, në pamje të parë duket se një klauzolë e tillë është e drejtë, pasi për këdo forcë apo koalicion zgjedhor që pretendon të bëhet pjesë e Kuvendit të ardhshëm, duhet të ketë potencialin e duhur njerëzor për të qenë një parti e denjë për t’u përfaqësuar në Kuvend. Por, kushtëzimi i pjesëmarrjes në zgjedhje me një numër të tillë mbështetësish, mbart me vete dhe një problem të madh për këto subjekte politike, dhe që ka të bëjë me anën financiare. Kjo, pasi një forcë politike e regjistruar në Gjykatë dhe që nga buxheti i shtetit për zgjedhjet arrin të marrë një shumë pothuajse qesharake, prej afro 100 mijë lekësh të rinj, për të marrë pjesë në këto zgjedhje, do të duhet që mbështetjen e anëtarëve apo simpatizantëve të saj ta vërtetojë në dy lloj mënyrash, të cilat duket se kushtojnë shumë dhe pothuajse njësoj nga ana financiare. Një mënyrë është ajo që çdo subjekt zgjedhor duhet të depozitojë në KQZ deklaratat individuale të 10 mijë mbështetësve, të noterizuara më parë tek noteri. Duke llogaritur se noterizimi i një deklarate të tillë kushton 1 mijë lekë të rinj, rezulton se një forcë politike, vetëm për t’u bërë pjesë e garës duhet të harxhojë 10 milionë lekë të rinj. Ka dhe një mënyrë tjetër, e cila nuk kërkon noterizimin e akteve të mbështetjes, por detyron forcat politike që të sjellin nga të gjitha rrethet përpara KQZ-së 10 mijë mbështetës, të cilët duke llogaritur rrugëtimin, kohën e humbur, e gjithçka tjetër që nevojitet për të kryer një procedurë të tillë, do të duhet të paguajnë mesatarisht një shumë gati më të madhe se ajo po ta kryenin këtë proces nëpërmjet noterit. Kjo shumë shkon në afro 15 milionë lekë të rinj, për ato forca politike që do të vendosin që, në zgjedhjet e ardhshme të konkurrojnë si koalicione zgjedhore.
Shuma
Çdo subjekt zgjedhor duhet të depozitojë në KQZ deklaratat individuale të 10 mijë mbështetësve, të noterizuara më parë tek noteri. Duke llogaritur se noterizimi i një deklarate të tillë kushton 1 mijë lekë të rinj, rezulton se një forcë politike, vetëm për t’u bërë pjesë e garës, duhet të harxhojë 10 milionë lekë të rinj.
KQZ
Ka dhe një mënyrë tjetër, e cila nuk kërkon noterizimin e akteve të mbështetjes, por detyron forcat politike që të sjellin nga të gjitha rrethet përpara KQZ-së, 10 mijë mbështetës, të cilët duke llogaritur rrugëtimin, kohën e humbur, e gjithçka tjetër që nevojitet për të kryer një procedurë të tillë, do të duhet të paguajnë mesatarisht një shumë gati më të madhe se ajo, po ta kryenin këtë proces nëpërmjet noterit.
Sanksioni
Partitë politike që, në Kuvendin aktual nuk zotërojnë asnjë mandat përfaqësimi për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, duhet të mbështeten nga jo më pak se 10 mijë zgjedhës. Në rastin e koalicioneve zgjedhore, listat e kandidatëve, me të cilat do të paraqiten në zgjedhje, duhet të jenë të shoqëruara me firmat e jo më pak se 15 mijë individëve me të drejtë vote.