Kodi Zgjedhor, deputetët e LSI-së, te PDK-se e Ngjela futen në grevë urie
Grevës do t’u bashkohen Ndoka i PDK-së, Shehi i LZHK-së dhe deputeti Ngjela. Deputetët, letër Presidentit Topi: “Ndërhyni të shpëtoni zgjedhjet dhe demokracinë”
Shaban Sulçe
Deputetët e grupit parlamentar “E Majta për integrim” kanë vendosur të futen në grevë urie si shenjë proteste ndaj paktit të PS-së dhe PD-së për të lënë LSI-në dhe partitë të tjera parlamentare jashtë procesit të administrimit të votës në zgjedhjet e ardhshme. Vendimit për t’u futur në grevë urie i janë bashkuar edhe Spartak Ngjela, kryetari PDK-së, Nard Ndoka, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, të cilët edhe ata e shohin veten jashtë procesit të administrimit të votës, si rezultat i marrëveshjes së PS-së dhe PD-së për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor.
Vendimi për futjen në grevën e urisë, deputetët Ilir Meta, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho, Dritan Prifti, Ndre Legisi, Petro Koçi, Luan Memushi, Nard Ndoka, Spartak Ngjela dhe Dashamir Shehi ia kanë bërë të ditur Presidentit Topi me anë të një letre. Deputetët i kanë bërë të ditur Presidentit të Republikës se zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë vënë seriozisht në rrezik, si rezultat i planeve të dy partive kryesore për të manipuluar procesin zgjedhor.
Letra
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe krerët e partive politike, si të majta dhe të djathta, e kanë nisur letrën e tyre drejtuar presidentit Topi, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndryshimin e Kushtetutës, të cilat reduktuan kontrollin parlamentar mbi qeverinë, shfuqizuan KQZ-në si subjekt kushtetues, ndryshuan formën e zgjedhjes së presidentit dhe fuqizuan pushtetin e kryeministrit. Politikanët nënshkrues të letrës i bëjnë të ditur Presidentit Topi se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike vendosi që të përjashtonte nga procesi i administrimit të votës në zgjedhje, pikërisht të gjitha partitë që kishin kundërshtuar ndryshimin e Kushtetutës. Deputetët dhe krerët e partive nënshkruese të letrës e kanë cilësuar Kodin e ri Zgjedhor të paraqitur nga PS dhe PD si antikushtetues dhe me pasoja të rrezikshme për demokracinë. “Varianti i ri i Kodit Zgjedhor, i paraqitur nga PS-ja dhe PD-ja, për të hyrë në procedurat parlamentare të miratimit, është shkelje e rëndë dhe flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. Të dyja partitë synojnë që me anë të një maxhorance parlamentare të likuidojnë demokracinë kushtetuese në Shqipëri dhe të mos lejojnë në administrimin e zgjedhjeve asnjë alternativë tjetër konkurruese politike që të mund të rrezikojë pushtetin e tyre. Në funksion të këtij synimi, Kodi i ri Zgjedhor është ndërtuar i gjithi më një karakter politik, duke shprehur në mënyrë eksplicite pjesëmarrjen e ngushte të vetëm dy faktorëve partiakë në administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri”, - thuhet në letrën dërguar presidentit Topi.
Presidenti
Deputetët dhe krerët e partive nënshkruese të kësaj letre e kanë cilësuar situatën aktuale shumë të rrezikshme për demokracinë dhe për fatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kodi i ri Zgjedhor cilësohet në letër si paracaktim i rezultatit të zgjedhjeve nga dy partitë kryesore, PS dhe PD. Për këtë arsye kërkohet ndërhyrja e Presidentit të Republikës Bamir Topi, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar.
“Ky projekt-kod zgjedhor është hap prapa në demokraci duke ngushtuar hapësirat demokratike dhe monopolizuar procesin zgjedhor, përjashtuar konkurrencën politike reale dhe të pavarur nga PS-PD-ja. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për ndalimin e kësaj masakre antidemokratike dhe garantuar gjithëpërfshirje në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Gjendja sociale dhe ekonomike që ka sot Shqipëria, e shoqëruar dhe nga një krizë e detyrueshme politike, mund të sjellë përshkallëzime negative për imazhin dhe stabilitetin real të vendit. Ne jemi të sigurt që në rast se zgjedhjet në Shqipëri do të administrohen vetëm nga PS-PD-ja, atëherë shanset për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri kanë vdekur përgjithmonë. Aleanca PS-PD që po shkatërron dhe grabit në mënyrë konsensuale Shqipërinë, e përfshirë në këtë korrupsion elektoral, nuk do të lejojë që pushteti të jetë produkt i votës së lirë”, - thuhet në letrën dërguar presidentit Bamir Topi.
6 Nentor 2008