“Të vegjlit” ankohen te Presidenti për formulën e re të KQZ-së
LSI-ja kërcënon se do të fillojë protestat, duke nisur nga Qyteti Studenti. Komisioni rrëzon propozimet e LSI-së, miraton KQZ-në me 7 anëtarë
Kryetarët e partive të vogla parlamentare kanë zhvilluar dje një takim informal me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë kryetarët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, deputeti Spartak Ngjela, kryetari i PS ’91-shit, Petro Koçi, si dhe kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka. Politikanët në fjalë i kanë paraqitur shqetësimin Presidentit të Republikës për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor vetëm me konsensusin e dy partive të mëdha, PD-së dhe PS-së, pa marrë në konsideratë propozimet e partive të vogla. Kryesisht kryetarët e partive të vogla janë përqendruar në miratimin dje nga Komisioni i posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor të formulës së re të KQZ-së. Kjo formulë përjashton LSI-në dhe PDK-në nga përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor, por gjithashtu i heq të drejtën edhe kreut të shtetit që të propozojë anëtarë të KQZ-së. Veçanërisht Meta dhe Ndoka kanë kundërshtuar këtë formulë të re të KQZ-së. Sipas burimeve nga ky takim, presidenti Topi, pasi është njohur me shqetësimin e partive të vogla, ka mbështetur qëndrimin e tyre, por nuk ka bërë të ditur hapat që do të ndërmarrë për të ndryshuar këtë vendim.
Komisioni
Gjatë paradites së djeshme Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor miratoi formulën e KQZ-së të përbërë nga 7 anëtarë si dhe rrëzoi propozimin e LSI-së që KQZ-ja të përbëhet nga 9 anëtarë. “U vendos përfundimisht që formula e përbërjes së KQZ-së të jetë me shtatë anëtarë, nga nëntë që ka qenë deri tani, ashtu sikurse ishte përcaktuar edhe në draftin e ekspertëve”, - është shprehur bashkëkryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj. Sipas Xhafajt, tashmë komisionit i ka mbetur pa miratuar kapitulli në Kodin Zgjedhor që lidhet me ankimimet dhe sanksionet gjatë proceseve zgjedhore. Por përfaqësuesi i LSI-së në këtë komision, Spartak Braho, i akuzoi sërish dy partitë e mëdha se po monopolizojnë reformën zgjedhore në dëm të demokracisë. “Me këtë marrëveshje ata vendosën që të rrëzojnë të tëra amendamentet e paraqitura nga LSI-ja. Gjithsesi, ne nuk do të tërhiqemi”, - ka pohuar Braho. Burime nga LSI-ja kanë bërë të ditur dje se kjo parti do të ndërmarrë një fushatë protestash kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në dëm të partive të vogla. Sipas burimeve, LSI-ja do të nisë valën e protestave nga Qyteti Studenti.
KQZ-ja
Komisioni i ri Zgjedhor do të përbëhet nga 7 anëtarë, dhe jo nga 9, sa ç’është aktualisht. Dy anëtarë do të propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e maxhorancës qeverisëse dhe dy nga partia e opozitës, që ka numrin të madh të vendeve në Kuvend. Anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të maxhorancës qeverisëse, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të maxhorancës. Anëtari i gjashtë do të zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës. Ndërsa kryetari i KQZ-së propozohet nga grupi parlamentar i partisë më të madhe të maxhorancës. Ky grup i paraqet Kuvendit një listë prej jo më pak se katër kandidaturash. Më pas grupi parlamentar më i madh i opozitës përzgjedh dy nga katër kandidaturat e paraqitura dhe këto dy kandidaturat e përzgjedhura kalojnë për votim në seancë. Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Amendamentet e propozuara nga LSI-ja për Kodin Zgjedhor
Neni 12
Përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror Zgjedhor përbëhet nga 9 anëtarë
Neni 14
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së
Pika “d” ndryshon si më poshtë:
“Dy anëtarë të KQZ-së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të maxhorancës qeverisëse, përjashtuar partinë më të madhe të maxhorancës, që kanë numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë”
“Dy anëtarë të KQZ-së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës, që kanë numrin me të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë“
Neni 28
Përbërja e KZAZ-së
Në pikën 1, fjalia e parë e germës “a” të ndryshojë si më poshtë:
“KZAZ përbëhet nga 9 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja sipas procedurës së mëposhtme.
Dy anëtarë, propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Parlament dhe dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Parlament.
Dy anëtarë të tjerë propozohen nga partia e 2 dhe 3 e shumicës parlamentare që kanë numrin më të madh të vendeve në Parlament dhe dy anëtarë të tjerë propozohen nga partia e 2 dhe e 3 opozitës parlamentare që kanë numrin më të madh të vendeve në Parlament.
Kjo mënyrë e formatimit të KZAZ–së të zbatohet edhe për formimin e KQV-ve dhe grupeve të numërimit duke reflektuar ndryshimet përkatëse në dispozitat vijuese”.
6 Nentor 2008