Topi: “Zgjedhjet në Amerikë, leksion për Shqipërinë”
Presidenti Topi mori pjesë dje në mëngjesin paszgjedhor të Ambasadës së SHBA-ve. Procesi zgjedhor simbolik në Shqipëri nxjerr Obamën fitues me 63 për qind të votave
Eljona Ballhysa
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilloi në Tiranë një proces simbolik zgjedhor në të cilin morën pjesë analistë, politikanë, punonjës të administratës dhe figura të njohura publike. Dje në mëngjes, Ambasada Amerikane, në një ceremoni të posaçme, shpalli rezultatin e këtij procesi simbolik ku rezultoi fitues Obama me 63% të votave. Në ceremoninë e shpalljes së rezultatit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Qëndrimi shqiptar
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Topi u shpreh se zgjedhjet në SHBA përbëjnë një leksion për politikën shqiptare. Topi gjithashtu shtoi se leksionet pozitive për demokracinë vijnë gjithmonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po kështu, Presidenti shqiptar ka vlerësuar dhe fjalimin e pranimit të humbjes nga rivali i Obamës, kandidati republikan Xhon Mekein. “Sigurisht kemi kaluar të gjithë një natë pa gjumë, jo vetëm ju që e përcillni nëpërmjet medias, por të gjithë shqiptarët dhe besoj mbarë bota. Bisedova me Ambasadorin që gjëja më impresive ishte fjala e zotit Mekein menjëherë pas marrjes së lajmit për fitoren e zotit Obama. Nga ajo që unë kam ndjekur, është konsideruar një nga fjalimet më të ndiera, një nga fjalimet më luajale përsa i përket garës së zhvilluar, por mbi të gjitha një mesazh për popullin amerikan, për rivalin, dhe mbi të gjitha për atë që tha Ambasadori që të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe ky është një leksion i madh për Shqipërinë. Të gjitha leksionet e mira për demokracinë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi rastin që t’i referohemi këtij eventi kaq të madh që është i madh jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të gjithë botën”, - është shprehur Topi. Ai gjithashtu theksoi se marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë nuk do të ndryshojnë, ato do të mbeten të shkëlqyera ashtu sikurse janë aktualisht. “Ne jemi të lumtur që kemi një mik kaq të madh. Dhe besoj që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë të shkëlqyera, do të jenë gjithmonë të forta. Nuk ka nevojë të themi që do të jenë më të mira, sepse janë të shkëlqyera. Dhe aty ku janë superlative, nuk ka nevojë të vëmë shenjat krahasimore. Pra, do të jenë gjithmonë të shkëlqyera, shumë të forta dhe kjo besoj do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, do të jetë për Kosovën, do të jetë për rajonin tonë ballkanik, që në mënyrë të qartë ka shprehur aspiratat e tij euro-atlantike”, - është shprehur Topi.
Vlerësimi i Uidhers
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, u shpreh se populli amerikan zgjodhi kandidatin më të mirë mes dy figurave të shquara të politikës. Duke vlerësuar zgjedhjen e demokratit, kandidatit me ngjyrë, Barak Obama, si presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uithers, deklaroi se këto zgjedhje kanë ndryshuar kursin e historisë. “Shumë vite më parë, Martin Luther King shprehu ëndrrën për një Amerikë ku njerëzit të mos gjykoheshin prej ngjyrës, por prej përmbajtjes. Senatori i Illinois-it, tashmë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte guximin të bënte realitet ëndrrën e Luther King”, - u shpreh Uidhers, në një pritje të organizuar mëngjesin e djeshëm në ambientet e hotel "Rogner". Duke folur për ndjesinë si qytetar i SHBA-ve, pas zgjedhjes se presidentit të ri të vendit të tij, Uidhers solli përpara audiencës disa vargje të një kënge që skllevërit shekuj më parë kishin si refren.
6 Nentor 2008