Ruli: Privatet te perfshihen ne menaxhimin e ujit

Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, ka kerkuar perfshirjen e bizneseve private ne sektorin e furnizimit me uje.
Gjate konferences kombetare te shoqates se ujit, Ruli ka deklaruar se sherbime te tilla si impiantet e trajtimit te ujit te pijshem dhe te ujrave te ndotura te kanalizimeve mund te kontraktohen fare mire me investitore private, te cilet sipas tij do te rrisnin investimet, por do te sillnin dhe nje menaxhim me eficent te burimeve ujore ne vend.
Aktualisht, pjesa me e madhe e ujesjellesave dhe ndermarrjeve te kanalizimeve vazhdojne te subvencionohen nga shteti, c’ka pengon edhe permiresimin e cilesise se ketij sherbimi per konsumatoret.