Kodi Zgjedhor me boshlleqe. KQZ paqartesi per proceduren
Kodi Zgjedhor permban boshlleqe dhe paqartesi ne lidhje me zgjedhjet vendore ndersa KQZ-ja mbulohet nga kritika per funksionimin e saj nga palet nderkombetare. Ky ka qene vleresimi qe OSBE/ODIHR ka publikuar ne raportin para zgjedhjeve te 8 majit duke perfshire kuadrin ligjor sistemin zgjedhor dhe administrimin e zgjedhjeve.
Kodi ZgjedhorKodi Zgjedhor ka nje numer boshlleqesh dhe paqartesish ne lidhje me zgjedhjet per qeverisjen vendore citohet ne raportin e ODIHR-it. Ky shpjegim i faktorit nderkombetar i specializuar ne fushen e zgjedhjeve eshte ilustruar edhe me shembuj. Pikat ku konstatohet kjo kritike e ODIHR-it per Kodin aktual Zgjedhor eshte se ky kod nuk shprehet qarte nese ka nje prag minimal ne lidhje me perfaqesimin ne keshillat vendore dispozitat per financimin e fushates me fonde publike nuk gjejne zbatim te plote per zgjedhjet vendore dhe nuk ka dispozite lidhur me regjistrimin e kandidateve per Bashkine e Tiranes pasi ligji nuk specifikon nje organ kompetent per administrimin e zgjedhjeve.
Duke iu referuar Tiranes dhe 11 njesive te saj bashkiake edhe me 8 maj keshilltaret do te zgjidhen sipas sistemit proporcional nderkohe qe kryetaret e bashkise do te zgjidhen sipas sistemit mazhoritar. Kodi Zgjedhor percakton nje prag tre dhe pese per qind per partite e koalicionit qe respektivisht kane te drejten e ligjshme te marrin pjese ne ndarjen e mandateve ne nje zone zgjedhore per zgjedhjet parlamentare. Pra sipas Kodit aktual Zgjedhor nuk ka nje dispozite te qarte per te treguar pragun. Megjithate ne raportin e OSBE/ODIHR-it citohet se kryetari i KQZ-se ka premtuar se edhe me 8 maj 2011 do te perdoren te njejta pragje qe u perdoren per zgjedhjet parlamentare. Nje vend te vecante ne raportin e pare te OSBE/ODIHR-it ishte edhe ligji per partite politike. Ligji per partite politike u amendua thelle ne shkurt 2011 sidomos ne lidhje me financimin e partive politike. Kuadri ligjor eshte vleresuar paraprakisht dhe eshte konstatuar se siguron themelin per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike nese zbatohet me perpikmeri dhe me synimin qe te respektohet permbajta dhe fryma e ligjit thuhet ne raport.
Komisioni Qendror i ZgjedhjeveNderprerja e pjesemarrjes se tri anetareve te KQZ-se qe prej janarit 2011 deri me 8 prill ka zene nje vend te vecante ne raportin e pare te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit.
Per shkak te kerkeses ligjore per marrjen e disa vendimeve me shumice te cilesuar te pakten pese anetare te KQZ-se KQZ-ja nuk ka qene ne gjendje te adaptoje udhezimet per zhvillimin e zgjedhjeve perfshi edhe lidhur me fondet shteterore per subjektet zgjedhore dhe rregulloret per fushatat citohet ne raport. Raporti i OSBE/ODIHR-it i publikuar dje pasdite specifikon se me 8 prill tre anetaret e emeruar nga opozita filluan te ndjekin mbledhjet e KQZ-se edhe pse ceshtja e rregullave per proceduren nuk eshte zgjidhur ende. KZAZ-te duhet te ishin ngritur qe me 7 shkurt por asnje nga partite e regjistruara nuk dorezoi te emeruarit e tyre brenda afatit te caktuar. Edhe pse partite e mazhorances kane emeruar anetaret e komisionit menjehere pas kesaj partite e opozites nuk e bene kete gje duke e lene gjysmen e KZAZ-ve pa kuorum. Sipas ketij raporti Kodi Zgjedhor nuk percakton masa korrigjuese ne kete rast. KQZ-ja emeroi nje anetar shtese nga organizatat e shoqerise civile ne 33 KZAZ-te qe kishin vetem tre anetare me qellim qe te
krijohej kuorumi. Ne kete menyre edhe pse Kodi Zgjedhor nuk e parashikon emerimin e anetareve te KZAZ-ve kryetari i KQZ-se deklaroi se kjo mase ishte e nevojshme per te garantuar se hapat kyc te procesit te zgjedhjeve si regjistrimi i kandidateve nga KZAZ-te te mund te beheshin. Duke iu referuar raportit te OSBE/ODIHR-it procedurat e numerimit te votave pritet te zgjasin pertej afatit kohor ligjor qe eshte ora 17.00 e te nesermes se dites se zgjedhjeve.