E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor sot vendimi per Tiranen

Gjyqi Fleta e votimit per kreun e bashkise eshte ankimuar nga opozita

Permbajtja e fletes se votimit per Tiranen do te behet e njohur sot teksa Kolegji Zgjedhor ka vendosur te marre ne shqyrtim nje kerkese ankimore te Partise Socialiste mbi prezantimin grafik te simboleve te subjekteve zgjedhore. Nisur nga vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te prodhuar nje flete votimi ku vleresimi i votuesit do te behet per Aleancen per Qytetarin e shoqeruar me nenrenditje te plote te te gjitha partive qe e perbejne ate dhe Aleancen per te Ardhmen e shoqeruar vetem nga emri i kandidatit Edi Rama dhe simboli AA selia roze ka vendosur te kerkoje ndryshimin e permbajtjes me pretendimin qe edhe per koalicionin e saj duhet te paraqiten te gjitha partite politike qe e perbejne. Si baze ligjore per te konstatuar kerkesen ka sherbyer vendimmarrja 4 me 3 ne KQZ e cila pas gjase kerkon nje shumice te cilesuar. Argumentimi i pales socialiste per kete ceshtje ka perftuar madje edhe tone akuzuese duke perceptuar nje loje apo taktike nga ana e shumices sipas te ciles nje raport vizual i permbysur ku Aleanca per te Ardhmen paraqitet vetem me simbole dhe Aleanca per Qytetarin me te gjithe listen e partive priret te ndikoje te zgjedhesit per forcen dhe seriozitetin e koalicioneve. Nga ana e vet KQZ-ja ka paraqitur si argument te vetin marreveshjen e koalicionit Aleanca per te Ardhmen ku shprehet tekstualisht kerkesa per ta prezantuar ate ne flete votimi vetem me ane inicialesh AA. Ne fakt kjo parashtrese nuk eshte interpretuar fare nga ana e perfaqesuesve socialiste qe kane gjetur te fleta e Tiranes nje ceshtje te re debati me shumicen e djathte. Duhet nenvizuar se ankesa e PS-se lidhet me fleten ku votohet per kandidatin per kryetar bashkie.

Por nje kerkese ankimore per permbajtjen e fletes ka depozituar edhe Partia Demokratike e cila ka kerkuar nga Kolegji Zgjedhor qe te rishikohet vendimi i KQZ-se per fletet per keshillat ku ajo ka kerkuar qe ne te gjithe territorin Aleanca per Qytetarin te kete te listuar te gjitha subjektet qe e perbejne dhe jo vetem ato qe kane depozituar liste shumemerore ne zonen perkatese. Kjo sipas perfaqesuesve te shumices ne pushtet do te sjelle ne vetvete edhe nje ulje te kostos se prodhimit te fleteve pasi ben unifikimin e saj te plote ne te gjithe vendin. Kjo kerkese eshte hedhur poshte nga Kolegji Zgjedhor i cili e ka cilesuar ate si te pabazuar ne ligj. Logjikisht perfaqesimi ne cdo zone edhe i partive qe nuk konkurrojne per keshillat lokale ne te bie ndesh me vete vullnetin e forces politike e cila ne cdo rast nuk do te mund te jete shprehje e asnje vote per sa kohe qe eshte veteperjashtuar nga gara. Ky diskutim eshte edhe procesi i pare qe shqyrtohet ne Kolegj Zgjedhor per zgjedhjet e 8 majit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›