E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë 80 mijë euro biznesmenit, pranga të rinjve

SHKODËR- Pesë adoleshentë përfunduan në pranga, për kërcënimin me jetë kundrejt një gjobe 80 mije euroshe vendosur një biznesmeni. Endrra e tyre për tu bërë milionerë përfundoi keq, pasi policia ra në gjurmë të gjobvënësve.

Sipas policisë së Shkodrës, pesë adoleshentët, një 18 vjecar dhe 4 shokë të tij të moshës 16 17 vjecare janë vënë në pranga në kuadër të operacionit Ëndrra për Milioner.

Arrestimi i tyre është bërë në kushtet e flagrancës, në kohën që kanë marrë në dorë shumën e majme, dorëzuar nga biznesmeni, të cilën e kishin kanosur me jetë.

Të arrestuar janë Ded Shkambi 18 vjec banues në lagjen Skënderbeg, 16 vjeçari me inicialet G. G., banues në lagjen Kongresi i Përmetit; E. K., 16 vjeç, banues në lagjen 3 Heronjtë; F. Gj. 16 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, dhe D. N., 17 vjeç, banues në lagjen Fahri Ramadani- sqarojnë burimet e policisë lokale.

Mbi të rinjtë rëndon akuza Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunes, për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim si dhe Prodhim e mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake, e kryer ne bashkepunim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›