Ofroi vajzat për pedofilët, lihet në burg babai
KORCË- Vetëm dy ditë pas arrestimit nga policia, Gjykata e Korcës ka vendosur masën e sogurisë arrest me burg për babain që ofroi për pedofilët vajzat e tij të mitura 8 dhe 10 vjecare. Vendimi është marrë në seancën e sotme, zhvilluar në Gjykatën e Korcës, e cila pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin ka vendosur të lërë në burg shtetsin Pëllumb Mullaj. Bashkë me të, në burg janë lënë edhe
Andrea Nameti 62 vjeç, edhe Skënder Korollari 35 vjeç, ndërsa Nevruz Kollani 79 vjec është lënë në arrest shtëpie.
Skandali i pedofilisë, kur babai ofronte vogëlushet e tij për prostitucion u zbulua nga policia e Korcës pas një hetimi 3 mujor, i cili u finalizua dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar Xhunior.