Kodi Zgjedhor, mosmarrëveshje për hapjen e materialeve zgjedhore

Oerd Bylykbashi: Propozimi i PS-së do prishte konsensusin e arritur
Mosmarrëveshje në komisioni parlamentar i Reformës zgjedhore për vendin ku duhet të hapen materialet zgjedhore. Në përfundim të mbledhjes së këtij komisioni Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore në këtë komision Oerd Bylykbashi tha se ishte rënë dakord që materialet zgjedhore të mos hapen në qendrat e numërimit, por në KQZ, ndërsa PS-ja kishte kërkuar në mbledhjen e sotme që të hapen në qendrat e numërimit. Sipas Bylykbashit ky propozim i partisë socialiste do të prishte konsensusin e arritur. Ai tha gjithashtu se reforma zgjedhore pritet të mbarojë brenda 15 majit. Ndërkaq në mbledhjen e sotme janë miratuar me konsensusin edhe të partive të vogla 30 nene për numërimin elektronik.
...