E Diel, 1 Nëntor 2026

Eleni pergjimet zbulojnehistorine e Ilias me Yllken

Te tjera rreth shkrimit FOTO Akuza Basho pagoi 2 vrases ordinere Deshmia Naten e vrasjes Eleni ndaloi te klinika e Shehajt Vrasja misterioze e nenes se dy femijeve Eleni Basho ka nxjerre ne siperfaqe tre persona qe kane organizuar ekzekutimin e 33 vjecares ku mes te cileve ndodhet dhe burri i viktimes Ilia Basho. Ka qene pikerisht ky i fundit qe ne mbremjen e 2 shkurtit 2012 i ka mohuar bashkeshortes se tij takimin me dy femijet e saj 11 dhe 13 vjec duke paguar dy persona te tjere per te bere eleminimin fizik te Eleni Bashos 100 metra para se gruaja te hynte ne shtepi ku e priste vajza dhe djali i saj. Hetimi i policise dhe prokurorise ka zbuluar nje skenar qe ne dukje i ngjan atyre te filmave.

Verifikimi i tabulateve telefonike kqyrja e telefonave mesazheve dhe pyetja e deshmitareve brenda 20 ditesh ka nxjere ne drite nje lidhje intime te Ilia Bashos me shtetasen Yllka Shehaj kjo e fundit me detyre dentiste. Lidhja qe mendohet se ka nisur prej 1 viti mes Ilias dhe Yllkes eshte zbuluar dhe nga viktima Eleni Basho e cila me pas i ka pohuar bashkeshortit te saj qe te hiqte dore per hir dhe te dy femijeve te vegjel. Mirepo Ilia Basho i ka mohuar nje lidhje te tille gruas se tij nderkohe qe ne te njejten kohe ka vijuar korrespondencat intime me dentisten Yllka Shehaj. Kjo ka sjelle dhe sherrin ne familje i cili disa here ka kaluar caqet e konfliktit deri sa ne ditet e fundit te janarit Ilia Basho ka paguar dy persona duke vrare me tre plumba nenen e dy femijeve te tij. Ende nuk dihet me saktesi motivi i kesaj vrasje por burimet tregojne se si shkak eshte bere kercenimi me divorc i Eleni Bashos e cila ne rast se do bente padine ne gjykate do fitonte aksionet e kompanise si dhe te drejten e mbajtjes se dy femijeve. Nga ky veprim dukej se do ngelej me gisht ne goje bashkeshorti i saj i cili vendosi te ekzekutoje gruan e tij per te perfituar pasurine.

Dy persona ne mbikqyrje
Dy persona qe mendohet se jane paguar nga biznesmeni Ilia Basho per te vrare Eleni Bashon jane duke u mbajtur ne mbikqyrje nga policia e Tiranes dhe pritet qe shume shpejt ata te arrestohen. Prokuroria e Tiranes thote se kane arritur te bejne lokalizimin e disa telefonatave ku nepermjet antenave Shkoza B si dhe Antena nees24 rezulton se Ilia Basho disa ore pas krimit ka folur me nje numer qe mendohet se i perket autoreve te krimit. Nga hetimet e deritanishme policia dhe prokuroria kane aritur te ndertojne dhe dinamiken e ngjarjes ku sipas tyre biznesmeni Ilia Basho ka paguar dy persona me qellim vrasjen e gruas se tij. Ai mendohet se u ka dhene informacion autoreve te krimit mbi levizjet e Elenit si dhe oraret se kur ajo kthehej ne banesen qe ndodhet ne zonen e Shkozes ne kryeqytet. Vrasesit e kane survejuar disa dite me rradhe 33 vjecaren duke i qendruar nga pas te ndjeres. Ata kane studjuar dhe vendin se ku do behej vrasja duke zgjedhur nje pjese te erret te rruges pikerisht aty ku kalonte vija e ujit te nje perroi qe vinte nga mali i Dajtit. Sipas dinamikes se ndertuar nga grupi i hetimit nje person i vetem ka qelluar me pistolete tre here ne drejtim te 33 vjecares Eleni Basho nderkohe qe personi i dyte ka ndihmuar autorin e krimit te largohet me shpejtesi nga vendi i ngjarjes qe sipas policise ka shume mundesi te jete larguar me makine.

Lidhja me Yllka Shehaj
Hetimi ka zbuluar lidhjen e dashurise mes Ilia Bashos dhe dentistes Yllka Shehaj me origjine nga Berati por banuese ne Tirane. 30-vjecarja Shehaj eshte kliente e rregullt e kompanise Nova Dental Albania e cila administrohej nga dy aksioneret Ilirjan Bituni dhe shtetesja tashme e vrare Eleni Basho. Mesohet se Eleni dhe bashkeshorti i saj Ilia Basho kishin njohje me Shehaj pasi here pas here e furnizonin kete te fundit me medikamente dentare. Mirepo pervec punes Ilia Basho ka arritur te krijoje nje lidhje intime me dentisten Yllka Shehaj. Gjate marrjes ne pyetje ne policine e Tiranes Shehaj dhe Basho kane konfirmuar nje lidhje te tille. Burimet thone se vec kesaj nga ekzaminimi i telefonave te dy personave jane arritur te nxirren mesazhet e shkembyera mes njeri-tjetrit SMS keto qe kane permbajtje intime. Sipas permbajtjes se mesazheve Ilia Basho takohej here pas here ne hotele te ndryshme te Tiranes por ka dhe te tjere qe Ilia i premtonte dentistes Yllka Shehaj martese.

Eleni sherr me Yllken per Ilian
Viktima Eleni Basho duke pasur maredhenie pune me shtetasen Yllka Shehaj i ka kerkuar kesaj te fundit qe te nderpriste maredhenien intime qe kishte filluar me burrin e saj Ilia Basho. Mirepo sipas burimeve diskutimi mes dy grave ka perfunduar ne sher duke renduar akoma dhe me teper maredheniet e tyre. Shehaj ka mohuar nje lidhje te saj me burrin e Elenit duke i qendruar keshtu versionit qe Ilia Basho i kishte dhene per dyshimet e viktimes se mes Ilias dhe Yllkes kishte nje lidhje dashurie. Pavaresisht kesaj nena e dy femijeve per te mbajtur familjen e bashkuar duket se nuk ka hequr dore nga kerkesat e llogarise per burrin e saj duke i kerkuar here pas here te flisnin rreth maredhenieve te tyre. Gjithmone keto biseda perfundonin ne konflikte mes ciftit Basho duke kercenuar njeri-tjetrin me procedura divorci. Kohet e fundit konfliktet thuajse ishin te vashdueshme duke hyre dhe ne gjera teknike per sa i perket ndarjes se aksioneve te kompanise Nova Dental Albania ne rast se viktima Eleni Basho do kerkonte divorcin ne Gjykaten e Tiranes. Nga verifikimet e kryera provohet se 50 per qind te aksionve ne komapnine Nova Dental Albania i ka me dokumenta viktima Eleni Basho. Hetimi ka treguar se ne asnje dokument nuk figuron emri i bashkeshortit te saj Ilia Basho i cili sic mesohet ia ka dorezuar aksionet bashkeshortes se tij Elenit qe nga viti 2001 periudhe kjo kur i arrestuari Basho ka qene punonjes ne Drejtorine e Tatim Takasave. Dorezimi i aksioneve eshte bere per shkak te papajtueshmerise ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›