Kodi Zgjedhor në presidencë, firmosen ndryshimet e fundit

Ekspertët që hartuan ligjin e zgjedhjeve, i kanë bërë këtë të premte redaktimin e fundit.
Pas firmosje fletë më fletë nga Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi të njërit prej ligjeve me të debatuara në Shqipëri, Kuvendi pritet t'ia dorëzojë atë të hënën kreu të shtetit.
Në fillim të javës që vjen, firma e parë e presidentit të ri, sipas të gjitha gjasave do të jetë pikërisht mbi Kodin Elektoral, i cili u miratua në 19 korrik, pak ditë para se ai të merrte zyrtarisht detyrën.
Pas dekretimit të kodit, detyra e radhës e Nishanit në lidhje me zgjedhjet do të jetë pikërisht caktimi i datës së tyre. Vendimmarrje, e cila pritet të bëhet në shtator. Kodi zgjedhor u miratua pak javë më parë me 127 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim pas 6 muajsh punë në komisionin e posaçëm të reformës.
KQZ dhe ankimimet ishin ndër pikat më të nxehta të tij , për të cilat konsensusi u arrit në momentin e fundit.
Sipas ndryshimeve në kod, kqz do të ngrihet nga e para , ndërsa asnjë nga aëtarët aktualë të kolegjit zgjedhor nuk do të riciklohet./AS/Start/
2012-07-27 17:22