Kodi dhe pavaresia e gjyqesorit
Kur nuk ke mundësi të njihesh me projektin e Kodit Zgjedhor që u miratua më dhjetor 2008, detyrohesh që ndonjë vërejtje që mund të kesh, ta bësh pas miratimit të tij. Deri sa Kodin Zgjedhor ende nuk e kam studiuar, nuk mund të shpreh ndonjë mendim. Por, në leximin e parë, më ra në sy një dispozitë që ka vazhduar të jetë e pandryshuar qysh nga viti 2003 dhe deri më sot. Kjo është pika "3" e nenit 146, ku bëhet fjalë për shortin që hidhet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në të thuhet se shorti zhvillohet duke tërhequr emrat e tetë gjyqtarëve nga kutia e shortit në praninë e publikut, përfaqësuesve të partive politike, koalicioneve dhe të medias. Deri këtu jemi në rregull. Veprimet janë transparente. Shqetësimi lind kur në po këtë pikë thuhet se: "Secili prej përfaqësuesve të dy partive parlamentare të shumicës dhe partive parlamentare të opozitës, që kanë përkatësisht numrin më të madh të mandateve në Kuvend, ka të drejtën të përjashtojë një prej tetë emrave të nxjerrë nga kutia e shortit.
Asnjë prej partive të tjera "nuk e ka të drejtën e kundërshtimit" dhe më poshtë: "Kërkesa për përjashtim përmban vetëm emrin e gjyqtarëve, pa përmendur shkaqet e përjashtimit". Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi konstaton rastin e përjashtimit, brenda një ore nga shorti i parë, organizon hedhjen e dytë të shortit për të zëvendësuar emrat e përjashtuar. Nuk e di nëse KLD-ja është pajtuar me këtë përjashtim të gjyqtarëve?! E them këtë sepse KLD-ja, siç dihet, është qeverisja e gjyqësorit, ndërsa në këtë rast është ai që organizon dhe drejton hedhjen e shortit. Nuk e di nëse ky fakt ka tërhequr vëmendjen e shoqatës së gjyqtarëve? Nuk e di si e kanë ndjerë veten gjyqtarët e përjashtuar nga ky short?
Pas miratimit të Kodit Zgjedhor, të interesuarit sigurisht do të njihen edhe me pikën 3 të nenit 146 të tij. A do të lejohet që edhe në përzgjedhjen e ardhshme të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të vazhdojë procedura e përjashtimit të gjyqtarëve nga përfaqësuesit e partive politike? Mendojmë se kjo çështje vlen të debatohet, sepse kemi të bëjmë me respektimin e një parimi kaq të rëndësishëm, siç është pavarësia e gjyqësorit. Ndërsa interesat partiake duket se synojnë të ndikojnë qoftë edhe indirekt në përbërjen e Kolegjit Zgjedhor. Partitë parlamentare mund të kenë të drejtë për të vendosur nëse komisionet zgjedhore do të formohen me teknicienë e profesionistë, apo me anëtarë të propozuar nga partitë politike, por nuk mund të kenë të drejtën të ndërhyjnë në përbërjen e gjykatës.
Ndërhyrja e tyre në rastin konkret është kaq arbitrare, saqë vetë ligji u jep atyre të drejtën që të mos tregojnë as shkaqet e përjashtimit. Kam bindjen se një dispozitë të tillë nuk e ka asnjë vend demokratik. Është e vërtetë që çdo vend ka veçoritë e tij, por parimi i pavarësisë së gjyqësorit vepron kudo. Subjektet zgjedhore, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit, por jo në fazën e hedhjes së shortit. Sipas Kodit Zgjedhor, kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit mund të paraqitet kur fillon shqyrtimi i kërkesë-padisë dhe në përputhje me normat e Kodit të Procedurës Civile. Për sa u përket kritereve të mospërfshirjes së gjyqtarëve në short, për këtë bëhet fjalë në nenin 148 të Kodit. Konkretisht: a) kur është vendosur fillimi i çështjes penale; b) kur është në fuqi një masë disiplinore; c) kur është filluar procedimi disiplinor.
Partitë politike parlamentare, sidomos dy partitë e mëdha, lidhur me këtë çështje nuk kanë marrë parasysh as rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it. Lexuesi mund të ketë interes të dijë ç‘thuhet në këto rekomandime? Kështu, në rekomandimet e përbashkëta të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it, të 23 prillit 2004, duke iu referuar pikës "3" të nenit 163 të Kodit (ky nen është i njëjtë në përmbajtje me pikën "3" të nenit 146 të Kodit të miratuar në dhjetor 2008) thuhet se megjithëse kjo mund të jetë një dispozitë e përkohshme "për të inkurajuar besimin e partive politike" duhet që ky nen gradualisht të hiqet, sepse duhet bërë çdo përpjekje për të rritur pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Mungesa e një dispozite të tillë nuk duhet të jetë problematike, pasi një gjyqtar mund të kundërshtohet sipas nenit 169 pika "b" dhe nenit 171 pika "b" të Kodit Zgjedhor. Në përfundim, Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR-i rekomandonin që neni 163 pika "3" të rishikohej duke përfshirë atë si dispozitë kalimtare (shih faqen 27, përkthim shqip). Në fakt, ky rekomandim nuk u mor parasysh.
Në raportin e OSBE/ODIHR-it të 7 nëntorit 2005, lidhur me zgjedhjet e 3 korrikut 2005, përsëri atakohet neni 163 i Kodit Zgjedhor, por këtë herë në mënyrë të prerë dhe jo ekuivoke. Në të thuhet: "Çdo ndikim i partive politike në përzgjedhjen e gjyqtarëve për Kolegjin Zgjedhor të eliminohet. Vlen të përmendet se në këtë rast OSBE/ODIHR-i u është referuar 2 dokumenteve të rëndësishëm: paragrafit "5.12" të dokumentit të Kopenhagenit 1990 të OSBE-së dhe paragrafëve "19.1" dhe "19.2" të dokumentit të Moskës 1991 të OSBE-së (shih faqen 27 përkthim shqip).
Në fakt, edhe ky rekomandim nuk u mor parasysh as në vitin 2006, as në vitin 2007 dhe as në diskutimin e projekt-kodit të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar. Ne nuk i dimë argumentet e këtij qëndrimi, aq më tepër se kjo është një çështje parimore dhe jo e natyrës teknike apo formalo-juridike. Ndoshta do të ishte më mirë, qoftë edhe me vonesë të bëheshin të njohura argumentet përse dilte nevoja që partitë politike të kishin të drejtën e parashikuar në pikën "3" të nenit 146 të Kodit.
Nuk besoj që kjo dispozitë të miratohej nëse rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të OSBE-ODIHR-it, para ose gjatë hartimit të projektit, të ishin bërë objekt diskutimi dhe debatesh në një rreth më të gjerë specialistësh.