PALESTINEZET, MIDIS HAMASIT DHE IZRAELIT
Në fillim të kapërcyellit të vitit që sapo iku, avionët "Kfir", me yllin gjashtëcepësh të Davidit në krahë, filluan fluturimin mbi qiellin e Gazës. Pak ditë më vonë, rekrutët e Tsahalit (kështu izraelitët quajnë ushtrinë e tyre), të shoqëruar nga tanket "Merkava", filluan spastrimin shtëpi më shtëpi të Rripit të Gazës nga militantët e Hamasit, ndërsa këta të fundit, të infiltruar brenda popullsisë civile, zhvillojnë një rezistencë, e cila nga pikëpamja e efikasitetit ushtarak është qesharake, ndërsa çmimi që po paguan popullsia civile është dramatik.
Në rrafshin diplomatik, Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sponsorizuar nga disa vende arabe, që dënon sulmet e Izraelit; Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një fushatë ndërmjetësimi për pushim zjarri; Izraeli garanton se kjo nuk është një luftë për pushtim territoresh dhe as kundër palestinezëve, por zotohet për zgjidhjen njëherë e mirë të kërcënimit në kufijtë e tij jugorë; ndërsa Hamas betohet për luftë deri në fitore dhe vazhdon bombardimin e Izraelit jugor me raketa.
Eshtë konflikti i radhës, ku opinioni botëror shikon ushtarë të superpajisur izraelitë që godasin pa mëshirë rrugët dhe godinat, civilë të lebetitur palestinezë e myslimanë. Një milion e gjysmë palestinezë jetojnë në mungesë të shërbimeve bazë dhe nën ankthin e goditjes nga armët izraelite. Një tentativë e këtyre të pafajshmëve për të gjetur shpëtim, duke kaluar kufirin me Egjiptin, u spraps nga policia e këtij të fundit, me arsyen e shmangies të implikimit të shtetit egjiptian në krizën humanitare, por edhe për t‘i dhënë një shuplakë Hamasit si administrues i territorit të Gazës, i cili nuk pranoi këshillën për zgjatjen e armëpushimit me Izraelin.
Por a është ky sulm një shprehje e arrogancës izraelite?
Nëse kthehemi pas në vitin 2005, Ariel Sharron, atëkohë Kryeministër i Izraelit, i dorëzoi autoritetit palestinez administrimin e Rripit të Gazës, i cili së bashku me Bregun Perëndimor, përbëjnë tokën mbi të cilën do ngrihet shteti palestinez. Në vitin 2006, u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste, ku Hamas fitoi 76 nga 132 vendet e Këshillit Legjislativ (Parlamentit) në Palestinë. Kjo ishte një goditje për Fatahun, themeluar nga Jaser Arafati, i cili deri në atë kohë kishte pasur ekskluzivitetin e përfaqësimit palestinez. Fitorja e Hamasit, i themeluar në vitin 1987, me ngjyrime të forta fondamentaliste islame dhe që për më tepër nuk njeh ekzistencën e Izraelit, shkaktoi shqetësime të mëdha. Gjithsesi, Presidenti palestinez, Mahmud Abas, caktoi Ismail Hanian të Hamasit për të formuar qeverinë. Por ngërçi midis Fatah, që nuk e treste dot humbjen, dhe Hamas, që donte të modelonte Palestinën sipas gustos së tij, nuk vonoi të shfaqej në përplasje të armatosura në vitin 2007, duke sjellë ndarjen e shtetit të sapoplazmuar palestinez në dy njësi territoriale të veçuara, ku në territoret e Bregut Perëndimor qeveris Fatahu laik i Mahmud Abas, që njeh ekzistencën e Izraelit dhe, në territoret e Rripit të Gazës që qeveriset nga Hamasi thellësisht fetar, me program final të tij zhdukjen e shtetit hebre.
Simpatitë e botës demokratike ishin natyrshëm për Fatahun, të cilin nuk vonuan ta financonin, ndërsa ndaj Rripit të Gazës, ushtria izraelite vendosi një bllokadë sanitare si masë preventive kundër sulmeve ndaj territorit izraelit. Ndërkohë, krahas kontrollit politik të Rripit të Gazës dhe përpjekjeve për organizimin e shërbimeve jetësore, Hamas nuk vonoi të ndërmarrë ngacmime të herëpashershme ndaj territoreve izraelite.
E lindur si një organizatë e karakterit militant, ku fryma e ekspansionit të islamit është në ADN-në e saj politike, ndërsa shkatërrimi i shtetit hebre, objektivi i saj madhor, Hamas është i prirur për aksion ushtarak. Kjo organizatë ka një program rudimentar për administrimin ekonomik të bazuar më tepër në parimet sempliste islame, por jo vizion modern për një ekonomi kompetitive dhe as kapacitetet njerëzore për një qëllim të tillë. Ndjesia e saj për rolin mesianik në zgjerimin e trojeve islame dhe binda e saj në sakrificën njerëzore si shprehje e dashurisë ndaj besimit, e bëjnë një lojtar të vështirë për t‘u ulur në tavolinën e negociatave, të lodhshëm në arritjen e marrëveshjeve, të lëkundur në respektimin e saj dhe të paskrupullt në mjetet që përdor në fushën e betejës. Si gjithë organizatat që në mungesë të formimit e programeve komplekse, e gjejnë mbijetesën e tyre te konflikti, është e vështirë bashkëjetesa paqësore, aq më tepër nëse ato zotërojnë territore që i përdorin si serbatorë militantësh dhe ‘place d‘arme‘ për aksione ushtarake ose terroriste.
Rrjedhimisht, armëpushimi i arritur para gjashtë muajsh me ndërmjetësimin egjiptian, ishte vetëm një rregullim frymëmarrjeje i Hamasit për raundin e radhës dhe jo një kohë e nevojshme për të riorientuar objektivat e tij nga ato të luftës, në drejtim të zhvillimit ekonomik.
Mbarimi i armëpushimit më 19 nëntor 2008 ishte një rast që Hamas, nëpërmjet provokimit të reprezaljes izraelite të radikalizojë situatën në territoret që administron, duke sjellë tulatjen e elementit të moderuar, rritjen e kuotave të tij në raport me Fatah në sytë e palestinezëve dhe eklipsimin e defekteve në administrimin civil të territorit.
Që në fillim të goditjes me raketa të qyteteve izraelite, Hamas e dinte se 15 mijë militantët e tij, të pajisur me armë të lehta, nuk ishin minimalisht të krahasueshëm me një nga ushtritë më të forta dhe të pajisura të globit si ajo që do t‘i vihej përballë. Por synimi i tij ishte ndjellja e hakmarrjes izraelite, në një territor super të populluar, me militantë që fshihen në turmat e civilëve dhe godasin nga mesi i tyre, të shkaktonte siç edhe po ndodh, dëme në popullatën civile. Sensibilizimi i opinionit botëror nga numri i viktimave civile palestineze, e bën Hamasin të shpresojë se do detyrojë kundërshtarët e tij (Izraelin dhe Fatah) të pranojnë kushtet për paqe, që janë jo më pak sesa një shtrirje e autoritetit të Hamasit në gjithë territoret palestineze. Për më tepër, më 9 janar 2009, mbaron mandati presidencial i Mahmud Abas, i cili nuk ka shpallur zgjedhje dhe sipas gjykimit të Hamas, pas kësaj date, palestinezët nuk kanë një president ndaj përfaqësuesi i tyre legjitim është Kryeministri islamik, Hania.
Por vështirë që konstelacioni arab të pranojë si zotërues të territoreve palestineze, Hamasin. Vetë Fatah është i kënaqur për leksionin që Izraeli po u jep plangprishësve. Ky ishte një rast i mirë që të nxjerrë gështenjat nga zjarri me mashën izraelite. Protestat publike janë një justifikim në sytë e opinionit arab. Paralelisht, shtetet e moderuara arabe nuk duan në tavolinën e ngatërruar të Lindjes së Mesme, një lojtar radikal si Hamasi.
Edhe pala izraelite është kujdesur që të shpjegojë pozicionin dhe veprimet e saj. Vetë Kryeministri Olmert foli në ‘Al Arabia‘, televizionin e dytë satelitor më të ndjekur në botën arabe, se "nuk duam të luftojmë me popullin palestinez, por nuk mund të lëmë fëmijët tanë të vriten". Ndërsa ministrja e Jashtme, Livni, ndërmori një ofensivë diplomatike pranë shteteve të moderuara arabe. Gjithashtu, në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është Ehud Barak, ushtari më i dekoruar në historinë e Izraelit, por gjithashtu në sytë e Perëndimit dhe arabëve të moderuar është një vazhdues i politikës së Rabinit për procesin e paqes.
Nga qeveria izraelite kanë ardhur sinjale se nuk do ndalet pa zgjidhjen radikale të problemit Hamas. Ndërsa ky i fundit duket i vendosur të paguajë çdo çmim, përfshirë edhe jetë civilësh, për të sensibilizuar opinionin në favor të tij, duke paraqitur kushte armëpushimi të papranueshme nga kundërshtarët. Sa do ta lejojnë Hamasin vetë palestinezët, faktori arab dhe shpejtësia e operacionit izraelit, të rrisë numrin e viktimave civile dhe kapjen e objektivave të tij, kjo mbetet për t‘u parë në ditët në vijim.