E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi etik, Da Vinçi ose gjella Brown-Howard!

Njerëzimi ka rreth 2000 vjet që flet për profetin Isa, Jezu Krishtin, birin e Maries. Në morinë e atyre që janë thënë dhe atyre që kanë ngelë, Jezu Krishti, renditet ndër njerëzit më të dashur dhe të nderuar të njerëzimit. I dashur dhe i nderuar nga ata që mendohet se pasojnë rrugën e tij, të Krishterët por edhe nga besimtarë të tjerë monoteistë si Muslimanët të cilët e njohin dhe e respektojnë po aq sa edhe profetin e fundit, Muhamedin. Diskutimet për historinë e ardhjes së tij, Profecinë, si dhe ikjen nga kjo botë, janë të ndryshme, shpesh kontradiktore. Gjithsesi, besimtarët e krishterë, por edhe ata muslimanë, kanë preferuar që mos e "përflasin"shumë Jezu Krishtin, pasi një gjë të tillë nuk e lejon as doktrina fetare. Tema kryesore e gjithë asaj që ka qënë dhe ka bërë Jezu Krishti, ka qenë pikëpyetja lidhur me Atësinë e Tij Qiellore, që të krishterët e ja kanë atribuar Zotit (duke e shpallë Krishtin bir të tij) por që nga ana tjetër muslimanët, e hedhin poshtë duke e cilësuar lindjen e tij pa baba, si një mrekulli të Zotit dhe Jezunë thjesht si një profet.

Në kërkim të Kupës së Shenjtë!
Çështja e Kupës së Shenjtë, ose Sangraalit, është një nga më të diskutuarat në 2000 vitet e fundit të historisë njerëzore. E shpjeguar thjesht, ajo është historia e pasardhësve të profetit Isa, ose shpesh e keqkuptuar dhe e konvertuar vçse në një kupë, me të cilën sipas literaturës së krishterë, Jezu Krishti ka pirë verë në Darkën e Fundit. Gjithsesi, çështja e Kupës së Shenjtë, ka tërhequr shumë studiues dhe simbiologë, të cilët kanë hedhë teza të ndryshme, siç është edhe mundësia e ekzistencës së një pasardhësi nga gjaku i Jezu Krishtit. Por për të lënë pasardhës, ai duhej të ishte i martuar, gjë që sipas Kishës Katolike dhe vetë Biblës ai nuk e ka bërë asnjëherë gjatë jetës së tij të shkurtër në botë. Jo vetëm kaq, por edhe Kurani, nuk tregon nëse Jezu Krishti ishte i martuar apo jo, dhe aq më tepër nuk flitet për një martesë të tij me Maria Magdalenën, të cilësuar në histori thjesht si një "prostitutë”. Gjithsesi, shumica e njërzve mendon se një gjë e tillë do të ishte pamundësisht e verifikueshme, ndërkohë që kanë kaluar 2000 vjet që nga koha e ardhjes së Tij.

Kodi Da Vinçi, trillim apo e vërtetë?
Shkrimtari amerikan Dan Broën, nuk mund ta imagjinonte se romani i tij Kodi i Da Vincit, do të shkaktonte aq diskutime e polemika anekënd botës, por më shumë nga të gjitha vendet në Vatikan, pra në Selinë e Shenjtë. Libri trajtonte një histori thriller, që niste në Paris, vazhdonte në Romë, vijonte në Londër dhe në Irlandë, për tu finalizuar sërish në Paris. Padyshim, Dan Brown është një nga romancierët më të mëdhenj ndër ata që ende jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Librat e tij Engjëj dhe Djaj, Mashtrimi i Madh dhe Diabolus, renditen ndër më të shiturit. Për shkak të librave të tij, Broën i ka parë shpesh dyert e gjykatave, por në shumicën e rasteve ai është shpallur i pafajshëm. Kodi i Da Vincit është romani më i shitur i tij, i përkthyer në mëse 44 gjuhë të botës, mes të cilave edhe në shqip, duke arritur një tirazh prej 25 milionë kopjeshm. Ai solli edhe njëherë në vëmendje çështjen e pasardhësve të Jezu Krishtit, nëpërmjet një historie e cila ka elementët e vet të vërtetë. Romani Kodi i Da Vinçit, është një histori marramendëse që meriton të jetë best seller, por nga ana tjetër ai shpesh është cilësuar edhe si një manipulim i historisë. Jo vetëm aq, por edhe klerikë të lartë në Vatikan por edhe në botën Islame, deklarojnë se githëkush duhet të tregohet i kujdesshëm kur flet për figurat e Profetëve, kushoqofshin ata që nga Adami e deri të Muhamedi. Ata e cilësojnë historinë e Kodit të Da Vinçit si një ofendim për Jezu Krishtin, ashtu siç u konsideruan edhe karikaturat një fyerje për profetin Muhamed. Klerikët thonë se fyrja mbetet e njëjtë dhe e dënueshme edhe kur bëhet ndaj vlerave të Hebrenjve, të Krishterëve apo Muslimanëve.

Kodi, në perden e bardhë!
Pas shumë diskutimeve, dhe një riformatimi, historia e Gralit të Shenjtë u mbart edhe në perden e bardhë të kinemasë. Miliona vetë u vunë në radhë për të parë filmin e shumë përfolur. Një pjesë e mirë e tyre u shtynë nga vetë poterja që u shkaktua si dhe nga reagimet e Kishës Katolike. Pak më ndryshe se në libër, filmi e tregonte Selinë e Shenjtë si një grup që po mundohet të fshehë të vërtetën më të madhe në histori. Gjithsesi për ata që kanë lexuar librin e Dan Brown-it dhe më pas kanë parë filmin e Ron Howard-it, nuk kanë mundur të mos e fshehin zhgënjimin e tyre. Shumica e shikuesve, e kanë patur të vështirë ta kuptojnë laburinthin e historisë së Broën-it të futur në mëse dy orë. E dyta, filmi që ishte trumpetuar si një film aksioni fundekrye, kishte mangësitë e veta. Kjo u vërtetua edhe nga pritja që iu bë në Kanë. Megjithatë, deri më sot, filmi ka fituar vetëm nga shitja e biletave plot 678 milonë dollarë, duke iu afruar shumë filmit më fitimprurës të të gjitha kohrave Titanik, të vitit 1998. Ky është cilësuar edhe si filmi më fitimprurës i aktorit të njohur Tom Hanks dhe atij frances Jean Reno. Një tjetër film ku Hanks mori çmimin Oskar, Forrest Gump, arriti të grumbullonte vetëm 677,4 milionë dollarë. Flmi është shfaqur edhe në Tiranë, ku qindra vetë kanë pritur me ditë të tëra për ta parë në kinemanë e vetme (!) funskionale në kryeqytet. Megjithë kritikat e qarqve katolike por edhe atyre muslimane, filmi u prit mirë duke u shënuar ne listën e filmave më të shikuar ndonjëherë në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›