Armiqtë tanë janë…injoranca, urrejtja e përçarja!
E vërteta e çështjes tonë është se kemi kryer një nga gabimet më të pafalshme të historisë; vç për ta bërë botën tonë materialisht më të suksesshme sakrifikuam fenë për botën dhe përshtatem një sistem të menduari që e bën botën tonë më të pëlqyeshme kundrejt fesë. Rrjedhimisht jemi kacafytur me njeri-tjetrin në rrjetën e të pamundurës dhe të absurditetit. Kjo pikërisht na bëri jo vetëm të humbasim fenë po dështuam të kishim dhe botën. Ironik fati i një populli ku në histori identifikohet si i zgjuar, trim, tolerant, me tradita, që krenohemi së e kemi ruajtur gjuhën nga lashtësia dhe krenarë qëshqipja klasifikohet ndryshe në origjinën leksikore të gjuhëve. Sa mirë, thua të kemi ruajtur këtë të shkuar aq të largët e të kemi harruar një të shkuar më të freskët?! Më vjen ndër mend një pyetje filozofike që rrihet nga diskutime të zjarrta; në ka moral pa fe? E llogjikshme ta pranoj që ka, se kam njohur shumë njerëz të moralshëm pa fe, gjithashtu jo të gjithë aktet në emër te fesë emërohen si të moralshme, etike, e për te mirën masive kur mendon Kryqëzatat, konfliktet suni-shite dhe aktet terroriste në botë. A thua ta kenë kuptuar se ç'pret feja nga ata? A thua janë shembuj të denjë të fesë? Po me të njëjtin skepticizem a thua të jete i moralshëm çdo lloj akti që imponohet nga trysni të jashtme, si kusht i bashkjetesës në atë shoqëri? Të jetë etike diçka e imponuar? Mbase, po s'besoj te zgjasi shume se heret a vone shfaqet shpirti rrebel qe eshte gati te grise e shkaterroje atë që ndërtoi ndër vite. Intelektualet shqipëtarë u treguan indiferentë në çështjen e perfeksionimit individual duke e lënë veten të ishin pjesëmarres në lojrat e Marksit, Dukhemit, Leninit e Maoizmit. Dëgjuam e pamë ngjarje qe u ngjanin filmave thriller. Thua ndyshuam apo thjesht hoqëm maskën e një populli të nënshtruar? Tani është koha e informacionit. Le të themi erdhi koha e ndërgjegjësimit. Aksesi i dendur i mediave shpesh duket sikur konfuzon po me kalimin e kohes idetë qartësohen sa është e lehtë të dallosh të mirën e të keqen kur ke përkrahur ideale e ke njohur armikun. E pra armiqtë tanë janë injoranca, egoizmi, urrejtja, përçarja e së fundmi shtuar dhe degjenerimi e mosrespekti. Sidoqoftë besoj se dielli do lindë sërish se e kam parë më pare të lindë. Bashkpunimi, konsensusi, toleranca, altruizmi e të tjera atribute si këto do ndyshojne rrjedhen e historisë. Shpresa me shtohet kur mendoj se Shqipëria mund të behet më mirë me breza të rinj. Të rinj që të rriten me ideale që kur të flasin për to të shikojmë se i ngjajnë idealit, që kur të flasin të shikojme se bëjnë ato çka thonë …se gjelbërimi i kombit çel në tehun e ndërgjegjes.