E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazimestani, pret një De Gol serb në vend të fantazmës së Car Nikollës

Më së miri do të ishte nëse Vojisllav Koshtunica me të arritur në Kosovë, do të mbante një fjalim rasti bash në Gazimestan dhe të pranonte qartë se ai është vendi ku duhet të varroset nacioalizmi serbomadh. Dhe ta kuptonte se realiteti ka ndryshuar, dhe se Kosova si pjesë e këtij realiteti të ndryshuar, tash e tutje duhet të jetë një shtet fqinj i Serbisë. Por, njeriu që fotografohej me kallashnjikov në krahë, në kohën e gjenocidit serb ndaj shqiptarëe, zor se e ka atë kurajë dhe atë vision. Në të vërtetë, ai duket se vjen që të mbush bateritë e dobësuara të nacionalizmit të vet.

Kërkesa e kreministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunicës, që të vijë në Gazmestan, për të kremtuar Vidovdanin, në gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë vjetorin e Betejës së Kosovës, është brenda shemës mentale të nacionalzmit serbmadh, i cili nuk ndryshon as formën as përmbajtjen e vet, edhe kur realiteti ka ndryshuar rrënjësisht. Ardhja e Koshtunicës në Gazimestan, paramendohet dhe përjetohet prej tij dhe njerëzve që ai i përfaqëson, si ardhje në vendin e lavdisë serbe, si ardhje triumfale dhe si konfirmim i serbizmit të Kosovës. Strategët e nacionalizmit serbmadh, që në shekullin XIX e kanë farkuar një formulë ideologjike sipas të cilës Kosova është "djepi i shtetit serb"dhe "fjala më e shtrenjtë serbe”. Instrumentariumi i mitologemave dhe i përrallave për Betejën e Kosovës si betejë ndërmjet "forcave qiellore"dhe "forcave të errëta”, për saktrificën e car Llazarit si sakrificë të ngjashme me të Jezu Krishtit (thonë se e humbi mbretërinë tokësore dhe e fitoi mbretërinë qiellore!!!), ka mbetur e pandryshuar në rrjedhë të kohëve. Ajo formulë vetëm sa është bërë më e e ndryshkur dhe më vrastare.

Mirëpo, ngurtësmi i mitit serb, nuk ka mundur të ndikojë mbi realitetin, i cili ka qenë i ndryshueshëm dhe shumë dinamik. Pas Betetës së Kosovës të vitit 1389, në Kosovë kanë ndodhur edhe shumë beteja dhe luftëra të tjera, janë ndërruar disa pushtues dhe kanë ndryshuar raportet e forcave ndërmjet Fuqive të Mëdha. Është ndryshuar shumë rëndësia gjeopolitike e rajonit, po edhe relevanca demogarfie e politike e popujve që jetojnë në këtë rajon. Por, nacionalizmi agresiv serbomadh nuk i ka parë këto ndryshime, nuk ka dashur t'i shohë. Ai ka vazhduar ta përsërisë mitin për car Llazarin dhe mbretërinë e tij qielore, sipas indigos së fundamentalizmit ortodoks serb, i cili ka krijuar paralele ndërmjet një të dërguari të Zotit, sikundër ishte Jezui, (Isai, a.s.) dhe një feudali serb, që mbronte minierat e argjendit të Novo Bërdës, sepse i duhej xehja e çmuar për prodhimin e monedhave.

Me atë ngurtësi erdhi naconalizmi serbomadh deri në viti 1989, në kremten e gjashtëqind vjetorit të Betejës së Kosovës, (që në fakt ishte një betejë e humbur prej serbëve.) Në mitingun e frikshëm të vitit 1989, kryetari i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, shpalli luftërat e reja që do të bënte Serbia, nën komandën e tij dhe nën flamurin e serbizmit që e kishte shenjtëruar sakrifica e car Llazarit. Mirëpo, realiteti i ndryshuar rrënjësisht në Kosovë de në botën, iu përplas për fytyrë Millosheviqit dhe nacionalizmit serbomadh. Pas atij mitingu dhe mesazheve luftënxitëse që shpalosi Millosheviqi, komunitetit ndërkombëtar iu bënë të qarta synimet imperiale të Serbisë. Mospjesëmarrja në miting e përfaqësuesve të shteteve të Perëndimit, ishte distancimi i parë i qartë nga politika luftënxitëse e Millosheviqit. Në të vërtetë, që nga ajo kremte e madhe e Vidovdanit, që u mbajt nën flamujt e nacionalzmit agresiv serbomadh, komuniteti ndërkombëtar, e në rend të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filluan ta kuptojnë se historia e para gjashtëqind vjetëve, ishte instrumentalizuar për një luftë të re, e cila po synonte krijimin e Serbisë së Madhe në rrënojat e federatës jugosllave.

Kësisoj, ndodhi një paradoks, nga ata që di të përgatisë fshehtësia e Krijuesit të Botëve: në vend se të ndërkombëtarizohej çështja e Kosovës si "çështje serbe”, filloi të ndërkombëtarizohej si çështje shqiptare. Pra, ndodhi që nëna shqiptare e mposhti shpatën serbe, mu ashtu si kishte parashikuar Vaso Çubrilloviqi, në elaboratin e tij famëkeq të vitit 1937, kur s të vetmen zgjidhje propozonte dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën Mbretërine Serbo-Kroate Sllovene.

Vonesa aq e madhe e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës si çështje shqiptare, ishte pasojë e pajtimit të Fuqive të atëhershme për pacifikimin dhe madje zhdukjen e "problemit shqiptar"nga këto troje. Bile, marrëveshje si ajo e Sen Zhermenit, haptas i lente shqiptarët dhe turqit pa asnjë mbrojtje. Meqë Serbia u gjet në anën e fitimarëve të Luftës së Parë Botërore, në Konferencën e Paqes të Versajit, (1919-1920), asaj vetëm sa iu konfirmua aneksimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, që i kishte pushtuar në luftërat ballkanike. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, Jugosllavia e Titos u gjet sërish në anën e fitimtarëve. Para se të përfundonte lufta, Konferenca e Jaltës e pranoi Marshalin Tito si partner dhe de fakto i vulosi vendimet e AVNOJ-it. Pas prishjes së Titos e Stalinin, Tito i fuqizoi edhe më shumë pozitat e veta në partneritet me Perëndimin, ndërsa Shqiëpria mbeti satelite e Moskës, e pa gjasa që të kontribuojë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Ndërsa, në vitin 1953, filloi zbatimi i Marrëveshjes Xhentëllmene Tito-Kyprli, për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.

Pas dështimit të kësaj marrëveshjeje, me rënien e Rankoviqit, filloi faza e integrimit të Kosovës në ish federaën jugosllave. Filluan kërkesat për krijimin e "Republikës së Kosovës"në kuadër të Jugosllavisë. Kushtetuta e vitit 1974, e avancoi integrimin e Kosovës, duke i dhënë edhe disa atribute shtetësie. Pas demostratave masive të vitit 1981, filluan përpjekjet serbe për heqje e atyre atributeve, që gjë arrit me ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës dhe të Serbisë në vitin 1989.

Milloshevqi erdhi të kremtojë Vidovdanin dhe rrënimin e autonomsië së Kosovës, duke dashur ta afirmojë si një çështje serbe, por pikërisht nga ajo kremte e frikshme e nacionalizmit serbomadh, filloi të riafrimohet Kosova si një çështje shqiptare.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas kremtes së frikshme të Milloshevqit në Gazimestan, e cila e ndezi fitilin e zjarrit që shkrumboi Bosnjën, Kroacinë dhe Kosovën, si zjarri që i vuri Neroni vetë Romës, erdhi në Kosovë, trashëgimtari i Millosheviqit, kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Më së miri do të ishte nëse Vojisllav Koshtunica me të arritur në Kosovë, do të mbante një fjalim rasti bash në Gazimestan dhe të pranonte qartë se ai është vendi ku duhet të varroset nacioalizmi serbomadh. Dhe ta kuptonte se realiteti ka ndryshuar, dhe se Kosova si pjesë e këtij realiteti të ndryshuar, tash e tutje duhet të jetë një shtet fqinj i Serbisë. Por, njeriu që fotografohej me kallashnjikov në krahë, në kohën e gjenocidit serb ndaj shqiptarëe, zor se e ka atë kurajë dhe atë vision. Në të vërtetë, ai duket se vjen që të mbush bateritë e dobësuara të nacionalizmit të vet.

Por, është mirë që erdhi, megjithatë. Më mirë është që ta sheh me sytë e vet Kosovën e ndryshuar, e cila për këto shtatë vjet jashtë saçit të shtetit serb, është zhvilluar dhe është emancipuar më shumë se për nëntëdhjetë vjet nën shtetin serb. Ndoshta kjo gjë i ndihmon vërtet që të bëhet një De Gol serb. Megjithatë, nuk i dihet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›