E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush je ti, Maks Velo???


Mos fajtorët e ardhshëm janë shqiptarët? Këtë pyetje bën nga fundi i shkrimit "Qoseizmi,ose teoria e urrejtjes", autori Maks Velo. Kam thënë dhe herë të tjera se Veloja në veten e tij, si shumë të ashtequajtur intelektualë te vendit, vuajnë prej kohësh nga një sëmundje e cila nuk i ka kapur vetëm ata, dhe kjo sëmundje quhet "Islamofobi". Të vjen keq që virusi i kësaj sëmundjeje po mundohet të përhapet si dhe sa të mundet, dhe askush nuk merret me studimin real për ta njohur si duhet, dhe për ta shëruar atë. Arsyet janë të ndryshme, dhe faktorë që sjellin sëmundjen e tillë ka mjaft. Por kur semundja fillon dhe përparon, ajo nuk shkatërron vetëm individin, por dhe ata që e rrethojnë edhe ata që pandehin se i japin kurajo të sëmurit. Velo është njëri nga këta persona të infektuar keq, nga i cili mendoj se duhet ruajtur mjaft, për vetë faktin se përmasat e sëmundjes se tij po kalojnë dhe kufijtë shteterorë. Ky pseodo intelektual, i cili merr pjesë në kanale televizive, ku na hedh teza nga më qesharaket, siç ka qenë akuza e tij ndaj Enver Hoxhes, neë një emision ku e quajti Enverin "Një islamik të tërbuar”,dhe një armik i përbetuar i Krishtërimit. Ky njeri merr pjesë në tryeza intelektualësh në biseda gjoja për kthim ne "identitet", ku t`ju them te drejten akoma se kam të qartë se cfarë identiteti kërkojnë. Po ky njeri fyen pjesën muslimane të shqiptarëve duke i quajtur tradhëtarë, primitivë, anadollakë vetëm e vetëm se ata nuk i përshtaten qejfeve të tipit Maksonjane. Le ta shohim sa të kemi mundësi se cili është anadollaku ai qe akuzohet apo akuzuesi. Nuk dua te bej avokatinë e akademikut Qosja, per vete faktin se nuk e njoh nga afer, dhe pak di per te, por do mundohem te merrem me fjalet e Velos te cilin nuk eshte shume e nevojshme ta njoh nga afer, sepse ai tashme me "shoë-un"qe ka bere njihet dhe nga njeriu me i thjesht. Ne shkrimin e tij ai thote ; " Nga logjika e tij. Nga fshehtesia e tij. Nga pabesia e tij. Cdo krijues apo studiues,çdo shkrimtar, artist, gjuhëtar apo shkencëtar ka vç ADN-së biologjike dhe nje ADN te fshehur krijuese dhe zbuluese, e cila eshte e pa dukeshme, e pa identifikueshme dhe e pa analizuar. Eshte kjo që udhëheq mendimin progresist apo regresist."
Nga këto fjalë të vetë autorit të vete në mendje një pyetje e thjeshtë. Po ti vetë Maks Velo, çfarë ADN-je intelektuale ke ? Nuk mjafton të kesh mbaruar një fakultet dikur, apo të kesh bërë burg në kohë të diktaturës dhe të quhesh intelektual. Nuk mjafton të dalësh nëpër televizione të dyshimta për nga programet që bëjnë, dhe të japësh hipoteza adoleshente, që të quhesh mendimtar. Nuk mjafton që të shkruash nëpër gazeta shkrime të tipit racist, dhe të të konsiderojnë elita e një kombi, për të cilin duket qartë qe nuk je krenar. Kujt i shërben ti Velo, që quan "REVOLUCION DEMOKRATIK TE VONUAR", ngjarjet e 97-s, ku u shpërbë gati një komb, kur u vranë me dhjetra njerëz, kur jeta e tjetrit u vlerësua sa jeta e një mize, ndofta për ca dhe më poshtë. Në emër të kujt flet ti Velo, kur fyen shtetin Turk, ku keta te fundit derguan forcat më të mëdha që tëe ulin rrebelimin e revolucionarëve të tu, dhe të ndojë tjetri si ti. Dhe ç'është me e keqja na bën pyetje që nxjerrin në pah mangesitë e tua intelektuale, si ; Si është e mundur që në Turqinë e sotme nuk ka një qendër të studimeve ballkanike ose shqiptare? Përse të gjitha arkivat ndodhen në Vatikan apo Venedik? Përse të gjithë studiuesit e shqipes dhe të Shqiperisë janë nga vende të krishtera europiane? Dhe pyetje të tjera si këto, përgjigjet e të cilave ti i di mirë, por nuk i shkruan.
Kush je ti që na shkruan se je kundër një bashkimi në të ardhmen me Kosovën, ku nga kjo del se je kundër bashkimit me shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Në një kohe kur të gjithë sëbashku po mundohen të bëjnë çfare ështe e mundur që Kosova të shpallet shtet me vehte, ti na hedh parulla çoroditese, antikombëtare, për të cilat ti duket se ke kohe që punon.
Në kokën tënde është krijuar fara e në urrejtjeje, por dhe një frikë të nje terrorizmi, për të cilin ti nuk ke idenë.Ti mendon vetëm se Europa ështe kështjellë fetare, dhe gjykon si në kohën e Xhordano Brunos, kur të dashurit e tu e digjnin se kishte thënë se bota ishte e rrubullakët. Ndonjë dite ku i dihet do na thuash se Xhordano Brunon e dogjën terroristët islamikë,se nuk donin që të përhapej dija. Po ndoshta do na thuash se Krishtërimi i ka rrënjët në Vatikan, dhe se Jezusi ishte perëndimor. Ndonjë ditë do na tregosh perralla, se qytetërimi ka marrë udhen e tij që më1800, se më përpara njerëzit kanë jetuar në meshirë të fatit. Do na tregosh se ilaçet që pi ti, dhe ne të gjithë, janë zbulim i perëndimorëve të tu,dhe se nuk e kanë bazen në zbulimet e "injorantit islamik”, Ibni Sina, apo siç e njeh ti Avi Cena. Do na thuash se ndërhyrjet kirurgjikale të para u bënë në Parisin tënd, dhe jo në vendin islamik Egjipt. Po nga njerëz si ti çfare nuk pritet. Nësë për një çast do mendonim se Europa të shpërbehej, të mos ishte kjo që është, dhe vendet e Lindjes teë ishin përpara, jam i sigurt se ti do trumpetoje me të madhe; I përkasim qyteterimit lindor. Jemi të gjithë aziatikë. Duam Shqipërinë si Azia. E të tjera si keto. Intelektualizmi yt mendoj se ka vlera materiale dhe nuk bazohet në vlerë dijeje, dhe aq me pak morale. Nëse popullin tënd mundohesh ta përçash. Nëse mundohesh ta ironizosh. Nëse mundohesh t`ia ulish vlerat. Unë nuk mund të them gjë tjetër vetem; Haram qumeshtin dhe gjuhën e atij kombi, ty dhe njerëzve si ti. Mjerë ata popuj që kanë në gjirin e tyre njerëz të cilët shesin gjithcka, dhe vehten e tyre, për vlera të ulta materjeje. Mos fajtoret e ardhshëm janë shqiptar? Po, ata janë shqiptarë, dhe njeri nga këta je dhe ti Maks Velo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›