Kodi i pendimit dhe faljet publike më të bujshme
Dëshirë, pasion, lidhje të jetuara në fshehtësi të plotë, agresivitet dhe viktima. Më pas gjithçka del në dritë dhe askush nuk e ka të thjeshtë të pranojë gabimin. Kështu ka ndodhur edhe me personazhet më të njohura të kinemasë dhe spektaklit ndërkombëtar, duke u shoqëruar me thashetheme e seanca gjyqësore. Por, cilat janë faljet më të bujshme publike?
Xhesi Xhejms
Ditët e fundit, çdokush mund të ketë dëgjuar për bujën që ka bërë lidhja jashtëmartesore e Xhesi Xhejms, bashkëshorti i aktores Sandra Bullok, e cila zbuloi se ai e tradhtonte me një modele të mbushur me tatuazhe. Vetë Xhejms pranoi i penduar tradhtinë dhe u shpreh: “Personi i vetëm fajtor për këtë situatë të krijuar jam vetëm unë. I kërkoj falje Sandrës dhe shpresoj që ajo të më falë” u shpreh eksperti i motorëve.
Tajgër Uds
“ E di që ju kam zhgënjyer të gjithëve. Mbase i keni bërë vetes pyetjen, se cili jam në të vërtetë veproj kështu. Ndihem tmerrësisht keq që ju kam vënë në këtë pozitë. Për gjithçka që kam bërë, më vjen vërtet shumë keq. E pranoj, kam pasur lidhje të fshehta jashtëmartesore. Kam gënjyer. Ajo që kam bërë është e pafalshme. Jam i vetmi person të cilin duhet të fajësoni”, kështu është shprehur kampioni i golfit, Tajgër Uds, i cili më pas u shtua në një klinikë për vartësi ndaj seksit. Më pas gjithçka shkoi mirë, ai mundi të ribashkohej me bashkëshorten, Elin Nordegren, nënën e dy fëmijëve të tij.
Xhej Leno
“Ju e dini se një person në jetë mund të shquhet për vepra të mirë dhe për të këqija. Unë kam bërë një gabim dhe ja ku jam... ishte gjithçka e pakëndshme, e urryeshme dhe e pandershme”, është shprehur Xhej Leno gjatë një prej shfaqjeve të tij, lidhur me një lidhje sentimentale me një punonjëse të stacionit televiziv ku punonte, të quajtur Divain Braun.
Kris Braun
“Ndjeva se kjo është koha që të dëgjoni prej meje që më vjen shumë keq. Nuk mund të shtirem sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë, dhe më e rëndësishmja nuk do të bëj asnjë akuzë kundrejt dikujt. Do të përpiqem të kontrolloj veten në të ardhmen dhe ajo që bëra është vërtet e pafalshme. Mamaja dhe mësuesit shpirtërorë po ndihmojnë ta kaloj gjithë këtë situatë me të gjitha parimet. I thashe Rihanës pambarimisht, po jua them edhe juve. Më vjen shumë, shumë, shumë keq. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë nga agresiviteti që shfaqa ndaj të dashurës sime, Rihanës, duke rrezikuar edhe profesionin e saj si këngëtare”, është shprehur Kris Braun pas akuzave për agresivitet.
Mel Gibson
“Veprova si një person që nuk mund ta kishte veten nën kontroll në momentin që u arrestova dhe thashe gjera që as më ka shkuar ndër mend t’i mendoj më parë. Më vjen turp për gjithçka që thashe. Po shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje edhe deputetëve
që i fyeva me ato që thashë. Ata kanë qenë gjithmonë aty për mua në komunitetin tim dhe në të vërtetë ndoshta më shpëtuan prej vetes sime. Më vjen turp nga vetja dhe nga familja ime dhe për këtë unë jam me të vërtetë keq. Kam luftuar me sëmundjen e alkoolizmit gjithë jetën time, por, më në fund mora masat që të kthehem në shëndet të plotë”. Kjo ishte deklarata e Mel Gibson pas lirimit që ndodhi në qershur të vitit 2006, pas deklaratave anti-semite dhe sharjeve ndaj një oficereje.
Xhastin Timberleik
“I kërkoj ndjesë çdokujt që mund ta kem ofenduar për komentin lidhur me defektet e rrobave nga stilistët. Deklarata ime erdhi pas shfaqjes Super Bowl” kur gjoksi i Xhenet Xhekson u zbulua papritur si pasojë e defektit në fustan”, u shpreh Timbërleik. Ngjarja ndodhi kur këngëtari u afrua pranë Xhenet për të performuar duetin. Deklarata e tij u bë më 4 shkurt 2004, në prani të fansave të tij, kur hodhi akuza ndaj të gjitha shtëpive të modës, që prodhojnë veshje të shtrenjta.
Rasell Krou
“Kjo është situata më e sikletshme që më është dashur të përballoj. Jam i ndërgjegjshëm që nuk kam vepruar ashtu siç duhej. Ishte një incident i pakëndshëm, të cilin dua ta harroj”, kështu u shpreh Rasëll Krou në shfaqjen e Dejvid Letërman qershor të vitit 2005, disa ditë pasi u arrestua. Ai u dënua për gjuajtjen në kokë me telefon të pronarit të hotelit, që nuk e lejoi t’i bënte një telefonatë bashkëshortes në australi. Fituesi i çmimit “Oscar” evitoi burgun pasi pranoi se ishte fajtor.
Kejni Uest
“Më vjen keq për Tejlor Suift, për fansat dhe mamanë e saj... Mendoj se veprova gabim, kur përfitova nga momenti i saj dhe deklarova se videoja e Bejonses ishte më e mira e kësaj dekade”. Kështu shkruante këngëtari Kejni Uest në faqen e tij zyrtare, menjëherë pasi në spektaklin e “MTV VMAs” në shtator të vitit 2009 ndërpreu fjalën e Tejlor Suift, e cila sapo ishte shpallur ”Videoja më e mirë e artistes femër” dhe tha se duhet të kishte fituar Bejonse.
3 Prill 2010