Kodi i ri Turdiu: Çfarë ndryshon Shengen për ne
Autori i Lajmit: Redaksia
Në 25 vendet anëtarë të paktit Shengen, hyri dje në fuqi rregullorja e re për lëshimin e vizave. Gazmend Turdiu, kryenegociator i Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë, thotë se rregullorja e re, nuk ka ndikim të madh për Shqipërinë dhe shqiptarët. Risia duket të jetë vetëm parashikimi i të drejtës për tu ankuar në Gjykatë, në rast se ambasada refuzon lëshimin e vizës.
“Kodi i ri i regjimit të vizave në BE nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Ato i që ofrohen të gjithë qytetarëve të botës ne I përfitojmë”, tha Gazmend Turdiu.
Duke iu referuar një marrëveshje të vitit 2008 mes Shqipërisë dhe BE-së për lehtësira në dhënien e vizave për disa kategori personash si biznesmenët, studentët etj, kryenegociatori për Shqipërinë mendon se ai pakt është një përparim i ndjeshëm.
“Në marrëveshjen që Shqipëria ka me BE-në, për lehtësimin e vizave e cila ka hyrë në fuqi që në 1 janar të vitit 2008, kostoja maksimale e aplikimit është 35 euro. Kodi i ri përcakton 15 ditë për marrjen e përgjigjes, në marrëveshje ne e kemi 10 ditë. E vetmja përparësi që kodi ka ndaj marrëveshjes që kemi ne aktualisht është parashikimi i të drejtës për ankimim në gjykatë në rast refuzimi të vizës”, sqaroi Gazmend Turdiu. Duke folur mbi liberalizimin e pritshëm të vizave, Gazmend Turdiu pohon se Shqipëria i ka përmbushur kriteret teknike
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010