Mustafaj: Berisha e Rama nuk po prodhojnë politikë
Autori i Lajmit: Redaksia
TIRANE – Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj shprehet se situata aktuale në Shqipëri e cila dominohet nga Sali Berisha dhe Edi Rama, nuk po prodhon politikë.
“Që në gusht 2009 në një shkrim që kam botuar në një nga gazetat e shtypit të shkruar, jam shprehur se Shqipërisë po i kanoset rreziku i kthimit në një shoqëri apolitike”, thotë Mustafaj.
Ai ishte i ftuar këtë javë në emisionin e BBC në shqip, Zigzag. Duke komentuar situatën aktuale të politikës në Shqipëri, ish-ministri i Jashtëm Mustafaj pohon se politika prodhohet në demokraci, ndërsa në mungesë të demokracisë, mungon politika.
“Nga mënyra si u pritën zgjedhjet nga pala humbëse dhe mënyra si u përjetua fitorja nga pala fituese, pashë rrezikun e ardhjes në këtë situatë apolitike”, pohon Mustafaj.
Sipas tij në Shqipëri bëhet shumë pak politikë e mgjithatë ky nuk është vetëm një problem shqiptar por edhe i rajonit. Megjithatë sipas Mustafajt, në disa vende të Ballkanit demokracia ka dhënë shenja funskionimi derisa sipas tij në Kroaci bëhet politikë, në Slloveni po ashtu ndërsa në vendet tjera më pak.
Si një thelemues i Partisë Demokratike, Mustafaj komentoi trancizionin që po kalon Shqipëria duke thënë se ky ishte një proces me shumë me kongursione.
“Kjo është e shpjegueshme, por jo e dëshirueshme, shkak ka qenë kryesisht e kaluara, ne nuk kishim eksperiencë politike as kulturë politike. Ju kujtoj, programin e parë të PD, ai nuk ishte program partie në kuptimin shkencor”, thekson Mustafaj.
Sipas tij për shkak të mungesës së pjekurisë, Shqipëria ka ecur shumë pak në arritjen e pjekurisë politikë ndërsa në aspëktin ekonomik përparimi është më i madh.
“Elitat politike nuk kanë qenë kaq të gjata, ishim 250 deputetë në 1991, vetëm 4-5 janë ende, nuk bëhemi më shumë deputetë që kemi më shumë se 3 apo 4 mandate”, thekson Mustafaj ndërsa krahason politikën shqiptarë me një përrua që nxjerr vazhdimisht anash çfarë sjell.
Ish-ministri i Jashtëm nuk e shikon këtë si një qëndrueshmëri emrash, por më shumë si një stabilitet të ekipeve. Në lidhje me standardin e zgjedhjeve, Mustafaj thotë se derisa proceset elektorale kanë probleme, në pranimin e rezultatit, kjo është një problem i drejtpërdrejtë e pjekurisë politike.
“Kjo është një çështje e bindjes për demokracinë, një disbalancë mes dëshirës për pushtet dhe dëshirës për demokraci”, shprehet ish-ministri i Jashtëm.
Ky lajm është publikuar: 06/04/2010