E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi i ri Zgjedhor

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
KQZ do të përbëhet nga 7 dhe jo më nga 9 anëtarë. Mandati i ccdo anëtari të KQZ-së nga 7 vjet do të bëhet 4 vjecar. Anëtarët e KQZ do të zgjidhen nga vetë parlamenti. Kryetari i KQZ-së zgjidhet në Kuvend me një procedurë të veçantë nga anëtarët e tjerë dhe do t’i përkasë maxhorancës, ndërsa nënkryetari zgjidhet në KQZ dhe do t’i përkasë opozitës.

Komisionet e dyta dhe të treta
Komisionet e Qendrave të Numërimit dhe Komisionet e Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve do të kenë në përbërjen e tyre shtatë anëtarë. Dy prej tyre do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe po aq Partisë Demokratike. Një anëtar do t’i përkasë forcës së dytë më të madhe të mazhorancës dhe një forcës së dytë më të madhe të opozitës. Anëtari i 7 do të zgjidhet me short mes PD e PS.

Femra, 30 për qind e listës
Lista e partisë me kandidatët për zgjedhje duhet të përmbajë minimalisht 30 për qind femra. Renditja e kandidatëve në listë përcaktohet nga vetë subjekti zgjedhor, që e paraqet atë, me kusht që në çdo grup prej 6 kandidatësh të ketë jo më pak se dy kandidatë nga secila gjini.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›