E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduken "gjurmët" e Ilir Kumbaros në Shqipëri

Zhduken të gjitha "shenjat" e Ilir Kumbaros, i akuzuar dhe i pandehur për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, gjatë kohës që drejtonte SHIK-un e Tiranës, në vitin 1995.

Prokuroria shqiptare nuk ka dërguar asnjë gjurmë apo provë që të vërtetojë se personi i arrestuar disa javë më parë në Angli dhe i vetëquajtur Shaqa Shatri, është Ilir Kumbaro. Në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë apo në zyrat e regjistrit të gjendjes civile nuk ka asnjë "dosje" me prova që mund të përdoren për njohjen e Kumbaros, në gjykatën londineze.

Madje, prova e vetme e drejtësisë shqiptare është vetëm një foto e disa viteve më parë, ku transformimi i tij, për togat e zeza në Angli, mund të hedhë poshtë gjithcka.

Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se kanë përpiluar dosjen me kërkesën për ekstradim të Ilir Kumbaros në Shqipëri. Provat e akuzës shqiptare janë dëshmitë e personave të rrëmbyer nga SHIK-u në vitin 1995, por ato nuk mund të përcaktojnë se personi i arrestuar në Angli është Ilir Kumbaro.

Drejtësia angleze i kërkoi prokurorisë shqiptare të hartonte një material për të përcaktuar identitetin e personit të arrestuar, i dyshuar si Ilir Kumbaro dhe i vetëquajtur Shaqa Shatri. Hetuesit shqiptarë kanë kërkuar "gjurmë" ose "shenja" të Kumbaros në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›