E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i ri doganor Bodes i hiqen licencat


Komisioni Parlamentar për Ekonominë diskutoi ndryshimet e propozuara nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave për kodin e ri doganor.

Ndryshimet paraprake kanë nisur të bëhen rreth dy muaj më parë, kur ministri i Financave, në prani të zyrtarëve të Komisionit Europian, prezantoi projektin e ri.

Sipas variantit të ri, të cilit i referohet gazeta “Shqip”, ministrit Bode i hiqet kompetenca e lëshimit të licencave për agjentët doganorë, duke ia kaluar si funksion Qendrës Kombëtare të Licencave.

Por anëtarët e opozitës në komision kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin e varianteve të reja.

“Nuk jemi kundër në parim, por duam që ndryshimet e kodit të vijnë njëherësh të gjitha dhe jo të copëtuara. Nëse thoni që kodi do ndryshojë i tëri, atëherë ta shqyrtojmë të gjithin me seriozitet dhe kujdes”, u shpreh Mimi Kodheli, nënkryetare e komisionit.

Spaho kërkoi mirëkuptimin e deputetëve për miratimin e kodit, si fillimi i reformave të nevojshme për ekonominë e vendit.

Nëse qeveria kërkon miratimin e kodit doganor, atëherë i duhen edhe votat e opozitës, pasi nevojiten 84 vota.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Biznesi ankohet për referencën
Biznesi ankohet se doganat përdorin masivisht cmimet e referencave duke rritur kostot e produkteve që ata blejnë nga jashtë. Merkel: Eurozona të mbetet e bashkuar
Kancelarja gjermane Angela Merkel është përpjekur të ulë shqetësimet mbi një “default” të mundshëm të Greqisë, duke deklaruar se blloku i eurozonës duhet të mbetet i bashkuar. Ministria e Brendshme anulon tenderin e naftës për kaldajat
Tenderi i hetuar nga Avokati i Prokurimeve për karburantin e kaldajave, i porositur nga disa institucione, është anuluar nga Ministria e Brendshme. Opozita kërkon kandidaturat e KLSH-së dhe Guvernatorit
Sipas gazetës ‘Shqip’, shumë shpejt, në Komisionin e Ekonomisë do të vijnë emrat kandidatura për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e për rrjedhojë debati i djeshëm prekte axhendën e ndezur të Parlamentit. Bie çmimi, importohen çdo ditë 100 makina pa doganë
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur ligji për taksat e makinave të përdorura hyri në fuqi.

Lajmet kryesore

Përleshje me armë në mes të Tiranës
Policia përplaset me grabitësit, 3 të plagosur, 2 në pranga
Greqia, “pjesë integrale e eurozonës”
Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Tensionohet situata në Mitrovicë
Arvizu: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›