E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 300 kg dinamit në një makinë në Bulqizë

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në flagrancë nga policia e Bulqizës një person me 300 kg dinamit në makinë. Sabah Talja është arrestuar në flagrancë, ndërsa po shkonte në drejtim të galerive të minierës. Sasia e dinamitit u gjet në makinën e tij, tip Benz me targa të Tiranës, 4304 S.
 

Sipas policise dinamiti ishte i pa shoqëruar me fletë-lejen e përdorimit, ndërsa besohet se i ndaluari do ta përdorte për shpërthime të paligjshme në galerinë D të minierës së Bulqizës.
 

Ndërkaq policia ka shoqëruar ne komisariat shtetasin Sabah Talja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›