Kodi parashikon 20 deri në 40 vjet burgim për gjermanët
Prishtinë (start) - Tre shtetasit gjerman të arrestuar lidhur me shpërthimin në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare rrezikojnë të dënohen 20 deri 40 vjet burg. Kjo është ajo që Kodi Penal i Kosovës parasheh në raste të tilla. Ndërkohë, avokatja e njërit prtej të pandehurve, Fehmije Gashi ka deklaruar se tre gjermanët janë dënuar me paraburgim për 30 ditë, vendim ky që ka nisur të zbatohet nga momenti i ndalimit të tyre më 19 Nëntor.
Nga ana tjetër, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka deklaruar se deri më tani asnjë e dhënë nuk rezulton që të arrestuarit të jenë pjesë e shërbimit sekret gjerman BND. Sipas tij, ata janë thjesht shtetas të huaj që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Republikën e Kosovës.