E Diel, 1 Nëntor 2026

Niset drejt Mekës kontingjenti i parë i haxhinjve

Prishtinë (Start) - Është nisur nga Kosova grupi i parë i kontingjentit të haxhinjve kosovarë. Tre autobusë me 162 persona janë drejtuar nga Prishtina për në tokën e shenjtë, Mekë e Medine. 180 të tjerë kanë preferuar të fluturojnë me avion. Burime nga Bashkësia Islamike e Kosovës bëjnë të ditur se nga Prishtina do të shkojnë për të kryer haxhin mëse 703 besimtarë. Për organizimin e grupit të parë, janë përcaktuar 23 persona të cilët do ti shoqërojnë gjatë gjithë ndenjes në tokën e shenjtë. Së bashku me ta, kësaj here ka shkuar edhe një ekip mjekësor. Haxhinjtë fillimisht do të vendosen në qytetin e Medinës e më pas do të udhëtojnë drejtë Mekës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›