Itali artisja djeg pikturen ne shenje proteste ndaj krizes
Një artiste gjermane ka djegur një pikturë të sajën në shenjë proteste kundër masave të kursimit në Itali. Ajo lejoi që vepra e saj të shkrumbohen nga flakët si pjesë e protestës së një muzeu italian kundër shkurtimeve buxhetore, që sipas tyre dëmtojnë artin dhe kulturën në Itali. Muzeu i Arteve Bashkëkohore në Napoli kërcënon se do të djegë tri vepra arti në javë për të protestuar ndaj mungesës së shpenzimeve për kulturën. Artistja Astrid Stofhas ra dakord të sakrifikojë pikturën e saj me titull "Futbolli", të përfunduar në vitin 2009. Drejtori i muzeut Antonio Manfredi ndërmori protestën ekstreme si kundër përgjigje ndaj burimeve të pakësuara. Ai tha se muzeu nuk merr fonde publike, dhe se recesioni ka eliminuar burimet private të financimit.
"Ju e dini, revolucionet janë bërë me zjarr, dhe as une dhe as artistët nuk e shohin sakrifikimin e e këtyre punimeve si një shkatërrim, por si më tepër si kurban për rikthimin e vëmendjes drejt artit dhe kulturës"- tha Manfredi.
Stofhas u lidh me muzeun përmes internetit dhe ndoqi direkt djegien e veprës së saj. Ky muze reflekton problemet që ndjehet nga muzeumet publike të artit bashkëkohor në Romë, Napoli dhe Palermo, të cilat nuk kanë praktikisht asnjë financim për ekspozita të reja. Borxhi i Italisë ka goditur ndjeshëm shpenzimet kulturore në vend. Edhe thesaret historike të artit janë në vështirësi thonë specialistët që denoncojnë një seri e rrënimesh strukturore në qytetin e lashtë të Pompeit, i cili u varros në hi pas shpërthimit te Vezuvit gati 2.000 vjet më parë.