Sarkozi sulmon Hollande pas raundit te pare

Menjëherë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve për garën presidenciale në Francë, kandidatët kryesorë kanë rifilluar fushatën e tyre . Presidenti aktual Nikolas Sarkozi ka sulmuar edhe një herë më shumë socialistin Fransua Holonde gjatë një tubimi në jug të Parisit, pas refuzimit të tij për të marrë pjesë në debatet politike të propozuara prej Sarkozisë. Të dy kandidatët tashmë pritet të përballen në një debat televiziv, ndërsa Holande ka refuzuar mbajtjen e dy më shumë.
"Këndvështrimi im është se është vështirë të kesh një debat, por nëse ai ka gjëra të tjera për tëbërë, unë propozoj një datë tjetër. Mëse ai preferon mëngjesin apo pasditen, nuk ka asnjë problem. Nëse ai dëshiron një orë tjetër nuk ka asnjë problem, por ai nuk mund të shmanget nga debati pasi francezët kërkojnë debat. Ata duhet të dinë të vërtetën në lidhje me projektet që ne kemi për vendin dhe ne duhet të respektojmë popullin e Francës" –tha Sarkozi.
Socialisti Hollande, i cili mundi Sarkozi në raundin e parë të së dielës nga 28.6 për qind të votave tha se propozimi i Sarkozisë për të mbajtur tre debate shkon kundër rregullave dhe ishte një përpjekje e dëshpëruar e tij për të fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve. Te dy kandidatët do të përballen sërish më datë 6 maj. Sondazhet paraprake tregojnë se Hollande qëndron përpara me 6 pikë diferencë.