E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kodi”, reagon PS-ja

Prishtinë (start)-Partia Socialiste ka reaguar sot lidhur me kthimin nga ana e presidentit Topi të Kodit zgjedhor. Në një deklaratë për mediat, PS-ja çmon vlerësimet e bëra nga Presidenti në letrën sqaruese të dekretit për punën e bërë për Kodin e Ri Zgjedhor dhe për standardet e mishëruara në të për sa i përket administrimit. Gjithsesi Partia Socialiste është treguar e gatshme që pa humbur kohë të votojë në Kuvend për saktësimin e nuancës juridike që lidhet me nenet 8 dhe 9.

“Partia Socialiste e mirëkupton kërkesën e Presidentit të Republikës për saktësimin e nuancës juridike që lidhet me afatin ligjor për nxjerrjen e dekretit për datën e zgjedhjeve, pavarësisht faktit se në këndvështrimin tonë ky afat është një parim i përgjithshëm që vendoset në Kodin Zgjedhor dhe Presidenti nuk ka aktualisht asnjë pengesë për dekretimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës”-thuhet në deklaratën për shtyp të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›