Kodi rrugor shtyn seancen plenare
Pasi u arrit vota konsesuale për tre ligje me 3/5, kodin ajror, detar dhe hekurudhor, opozita nuk po i jep këtë mundësi kodit rrugor, i parashikuar në kalendar për t’u miratuar në seancën plenare të kësaj të enjte.
Kodi më shumë i diskutuar në komisionet parlamentare dhe i shqyrtuar në seanca dëgjimore me grupet e interesit, jo vetëm në komisonin përgjegjës të Veprimtarive Prodhuese, por edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe Siguria Kombëtare, nuk arriti të ishte gati për këtë seancë, teksa opozita po shfrytëzon cdo mundësi, për t’a zvarritur në kohë me taktika të ndryshme.
Kjo ndodhi pasditen e së mërkurës kur socialistët munguan për më shumë se 2 orë në mbledhjen finale të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
Pas një pritjeje të gjatë të deputetëve të mazhorancës mësohet që në mbledhje u shfaq vetëm nënkryetari socialist i komisionit Eduart Shalsi, duke e bërë të pamundur në kohë miratimin e projekt-ligjit dhe duke mbajtur peng seancën plenare.
Vetëm 30 minuta para zhvillimit të saj, ndërsa një pjesë e deputetëve kishin mbërritur në sallë, konferenca e kryetarëve vendosi që Parlamenti të mos zhvillohej.
Komisioni përgjegjës do t’u jepte dorën përfundimtare propozimeve që kishin sjellë komisionet e tjera një ndër të cilat ai i ligjeve, ku mazhoranca aprovoi propozimin e socialistëve që gjobat për drejtuesit e automjeteve në kundravajtje me rregullat e qarkullimit rrugor, të dyfishoheshin dhe jo të katërfishoheshin, sic ishte varianti fillestar i qeverisë.
Tjetër taktikë që ndoqën përgjatë dy javëve, socialistët ishte dhe paraqitja në seanca të ndryshme dëgjimore e të njëjtave shoqata por të përfaqësuara me persona të ndryshëm, duke i marrë një kohë të cmuar ligjbërësve të aprovonin projekt-ligjin.
Sipas kalendarit të ri të punimeve mundësia e vetme që kodi të miratohet javën që vjen është që ai të jetë gati të hënën, kur do të miratohet dhe nen për nen buxheti i shtetit për vitin 2012. Kjo do të mund të realizohet vetëm në rast se kodi rrugor miratohet në komison brenda kësaj jave.
Të enjten e ardhshme sërish nuk do të ketë seancë pasi Shqipëria ka më 8 dhjetor një tjetër ditë të rëndësishme kombëtare, 21 vjetorin e Lëvizjes Studentore që i dha fund regjimit diktatorial në vend, datë e përfshirë në kalendarin e festave zyrtare të vendit.