Ligji i Mbetjeve/ Komisioni Europian rrezon zyrtarisht presidentin Topi
Komisioni Europian rrëzon zyrtarisht presidentin e Republikës, Bamir Topin, për ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane. Vetëm një ditë më parë, Komisioneri për Mjedisin, Janez Potocnik, deklaroi në Bruksel se ky ligj, jo vetëm që është në përputhje me legjislacionin europian, por ai përbën një hap të madh përpara dhe se është më rigoroz se vetë ligjet e Bashkimit Europian përsa i përket listës
së mbetjeve për industrinë e riciklimit.
“Ligji për mbetjet është një hap i madh përpara. Është në përputhje me legjislacionin europian për trajtimin e mbetjeve. Gjithashtu, mënyra se si Shqipëria po e trajton importin e mbetjeve është në përputhje me legjislacionin europian, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian apo OSCD-së. Kështu po e shohin këtë çështje edhe ekspertët tanë. Kur ju të bëheni anëtar të Bashkimit Europian, ne mendojmë se do t’ju duhet t’i hiqni masat shtrënguese”, ka deklaruar Janez Potocnik, Komisioneri për Mjedisin.
Presidenti i Republikës e ktheu ligjin për rishqyrtim në kuvend më 14 tetor, sipas tij, për arsye mjedisore, por pa shpjeguar cilat dispozita kushtetuese cënonte ai dhe deklaroi publikisht se për cështjen e mbetjeve ai ishte vetë ekspert.
Por mazhoranca reagoi duke thënë se ligji ishte kthyer për qellime të pastra politike dhe se Topi po e përdorte presidencën politikisht. Qëndrimi zyrtar i Brukselit ndaj ketij ligji tregon se ai është sipas standardeve të Bashkimit Europian. Vetë ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, thotë se debati politik mbi këtë ligj është i pavend.
“ Kjo qeveri nuk ka hapur dyert për importin e mbetjeve, por i ka mbyllur ato. Ligji ynë është sipas komisonerit në përputhje me direktivën europiane. Ai është shumë I shtrënguar, sepse kufizon në maksimum importin e mbetjeve. Procedurat që ndiqen janë shumë strikte, sepse ndryshe nga vendet e tjera. Lejet nuk i jep Ministria e Mjedisit por Këshilli i Ministrave. Debati i hapur pas miratimit të ligjit vjen pasi për një vit me rradhë aktorët ë përfshirë si NGO-të etj kanë dhënë mendimin e tyre përmes për një vit nga aktorët”, tha Ministri Mediu.
Kuvendi e la sërish në fuqi ligjin, duke rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës. Vleresimi zyrtar i Bashkimit Europian për ligjin është një tjetër goditje ndaj këtij dekreti.