PS: Berisha, ka si shprese te fundit, Meten
Rozeta Rapushi
Zbehet konsensusi mes PD-PS per ligjin e zgjedhjeve. Mes dy partive te medha politike ka nisur lufta se cfare do te behet me kerkesat e LSI-se per reformen zgjedhore, duke lene ne plan te dyte miratimin e Kodit Zgjedhor. Nga selia e Partise Socialiste, zedhenesja e kryesise, Mimi Kodheli i beri thirrje kryeministrit qe te angazhohet ne miratimin e Kodit Zgjedhor, e te mos qaj hallin e marredhenieve mes PS dhe LSI. "Nuk na cudit fare shfaqja e dyfytyresise se radhes qe Sali Berisha dha sot duke i qare hallin Ilir Metes. Pergjigjja jone eshte e thjeshte, Parlamenti duhet te votoje pa humbur kohe vetem per Dekretin e Presidentit", tha prere Kodheli, duke i bere te qarte kryeministrit te mos merret me kete ceshtje, por te miratoje ligjin e zgjedhjeve qe ktheu Presidenti. Sipas Kodhelit, e vetmja gje qe duhet bere eshte miratimi i dekretit te Presidentit nga ana e Parlamentit, jo te behen kulisa e diversione. Zedhenesja e kryesise socialiste akuzoi kryeministrin se po e sheh kreun e LSI-se Meta, si shpresen e fundit per te hequr vemendjen nga skandalet e tij dhe korrupsioni i qeverise. "Ne derexhene ku eshte katandisur kryeministri, Iliri eshte vertete shpresa e fundit qe i ka mbetur per te spostuar vemendjen e opinionit publik nga skandalet e tmerrshme te korrupsionit qeveritar. Te tjerat jane politike e vjeter kulisash e diversionesh qe Saliu dhe Iliri mund te vazhdojne t'i bejne njeri-tjetrin", u shpreh Kodheli. Ne qendrimet qe selia roze po jep cdo dite publikisht, ben te qarte se nuk ka bashkepunim, konsensus apo negociata mes saj dhe LSI-se per reformen zgjedhore. Socialistet jane te vendosur qe te mos i ndryshojne asnje pike Kodit Zgjedhor, pervec dy neneve qe kerkon kreu i shtetit. Nene qe kane te bejne vetem me proceduren e dekretimit te dates se zgjedhjeve, 9 muaj para zhvillimit te tyre. Kete qendrim selia roze po e thekson cdo dite e me shume.