E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Ftesa ndaj Rames mbetet ende e hapur

Kryetari i levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta shpreson ende ne nje reflektim te Edi Rames per ndryshimin dhe permiresimin e Kodit Zgjedhor. Nderkohe qe nuk beson se kryeministrit Sali Berisha i qan zemra per zgjedhje te lira dhe aq me pak per LSI-ne. Duke komentuar reagimin e kryeministrit pro dialogut PS-LSI per ligjin e zgjedhjeve, Meta u shpreh se duhet vullnet politik nga te gjithe aktoret per te realizuar standarde ne zgjedhje. "Berisha, ndjen kontestimin e gjere brenda vendit, jo vetem te faktoreve politike, por edhe te shoqerise civile. Ne fund te fundit si kryeminister, ai ka pergjegjesine me te madhe nga te gjithe aktoret e tjere ne vend dhe synon permes qendrimeve te tij te fundit, se pari t'u bej te ditur partnereve nderkombetare qe nuk eshte ai problemi", reagoi Meta. Nga ana tjeter ai theksoi se shpreson ende se kreu socialist Rama do te reflektoje dhe te kontribuoje qe te arrihen standardet e zgjedhjeve permes kohes, per te reflektuar keto ndryshime ne Kod. "Ftesa ime ndaj zotit Rama, mbetet e hapur, sepse ende nuk kam marre nje pergjigje zyrtare dhe besoj ne reflektimin e tij, se une i jam pergjigjur te gjitha ftesave te tij, sikurse ju e dini", vijoi Meta. Ai nuk perjashtoi aspak dhe faktin e nje diskutimi dhe "ofrimin e kontributit dhe mirekuptimit me te gjithe faktoret politike", perfshi mazhorancen, ne menyre qe zgjedhjet te zhvillohen ne nje klime sa me te pranueshme nga te gjitha palet dhe aktoret. Por nga ana tjeter Meta u shpreh se ka bindjen se cdo force politike reflekton dhe per kete arsye nuk beson se PS ka humbur aftesine reflektuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›