Kodi zgjedhor, Gjiknuri: akuzat LSI, PDK të pabaza
Nisur nga akuzat qe LSI dhe PDK kane adresuar për Kodin e ri Zgjedhor, eksperti i Partisë Socialsite Damian Gjiknuri është përpjekur të sqarojë se asnjë nga këto akuza nuk qëndron. Siaps ekspertit ligjor që është marrë me hartimin e draftit, zvogëlimi i numrit të KQZ-së ishte një rekomandim i OSBE-ODIHR.
TIRANE- Në bazë të kodit të Ri Zgjedhor, çdo tavolinë numërimi do të jetë e mbikëqyrur nga një kamera me rezolucion të lartë e cila në kohë reale do të transmetojë procesin e numërimit dhe fletën e votimit në ekran, si dhe do ta regjistrojë atë në media elektronike për çdo hetim të mëtejshëm. Në këtë kod, i jepet kompetencë vëzhguesit të subjekteve të papërfaqësuara në numrin, që nëse nuk është dakord me vlerësimin e votës të kërkojë kontestimin e saj dhe kjo kërkesë automatikisht pranohet.
Ditët e fundit ka pasur spekulime apo keqinterpretime në lidhje disa aspekte të projekt kodit zgjedhor, sidomos ato që kanë të bëjnë me numërimin e votës, komisionet apo formulat e ndarjes së mandateve midis subjekteve zgjedhore. Disa aktorë politikë e kanë paraqitur problemin me doza politike negative, deri në akuza se “procesi zgjedhor po monopolizohet nga dy partitë e mëdha për të vjedhur apo abuzuar me votat e shqiptarëve.”
Eksperti i Partisë Socialsite Damian Gjiknuri tha se : “Si ekspert ligjor dhe bashkëautor i teksit ligjor, po ju sqaroj se për sa i përket numërimit të votave, nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimin se votat i numëron PD-PS”. Në dispozitat ligjore të miratuara në komision është përcaktuar qartë metodologjia, përbërja e grupeve të NV, dhe procesi i numërimit. Më konkretosht, numërimi do të vazhdojë të jetë i përqendruar në nivel Zone Administrimi Zgjedhor, që do të thotë se për çdo qark do të ketë disa të tilla në varësi të numrit të zgjedhësve. Grupet e numërimit do të jenë nga 5-10 për cdo ZAZ. Grupet do të përbëhen nga 4 persona dhe ku vetëm 2 i përkasin PD/PS dhe ku dy të tjerë do të caktohen me short nga përfaqësuesit e partive të mazhorancës dhe opozitës. Pra, në në rreth 60-70 ZAZ që do të jenë në rang vendi, do të hidhet shorti për cdo njërën prej tyre se cila parti a majtë apo e djathtë, do të përfaqësohet në Grupet e Numërimit.
Numri i komisionerëve
Sipas Gjiknurit sa i përket numrit të Komisionerëve, numri 7 u mendua si një numër optimal që siguron mbarëvajtje të punës së komisioneve, si dhe ndikon në uljen e kostos e tensioneve në këto organe kolegjiale.
“E njëjta logjike qendron edhe për KQZ, numri 7 i së cilës ka qenë i parashikuar edhe në Kushtetutë deri në vitin 2006. Të mos harrojmë që KQZ është një organ i përhershëm për administrimin e zgjedhjeve dhe jo thjesht një forum për përfaqësimin politik të partive. Pikërisht, nisur nga nevoja për profesionalizëm dhe për një numër efikas antarësh, u mendua që numri 7 është më i pranueshëm dhe siguron balancën më të mirë mes përfaqësimit dhe vendimmarrjes” – tha Gjiknuri.
Ndarja e mandateve
Fomula D’hondt për ndarjen e mandateve për koalicionet është metoda më e përhapur e llogaritjes që përdoret në vendet që aplikojnë sistemin tonë elektoral. Kjo formulë me fjalë të tjera quhet formula e mesatares më të lartë të votës dhe siguron një raport të drejtë mes votës dhe përfaqësimit me mandate, por që i jep një avantazh të lehtë subjekteve të mëdha.
Ndërsa formula tjetër Sainte Lague, është formula më afër propocionalitetit duke siguruar përfaqësim edhe për partitë e vogla brenda koalicioneve dhe duke korrigjuar avantazhin që jep D’hont për partite e mëdha. Pra të dy formulat të kombinuara, vazhdoi Gjiknuri - sigurojnë përfaqësim të drejtë mes koalicioneve, dhe rezultat të drejtë mes partive brenda koalicioneve.
(O.Zh BalkanWeb)