Kodi zgjedhor, sot tryeza e partive të vogla

Partitë e vogla nga e majta dhe e djathta, do të mblidhen sot në një tryezë për të bindur partitë e mëdha për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.
Tryeza do të zhvillohet në orën 12:00 në hotel “Sheraton” ndërsa pritet që të marrin pjesë të gjitha partitë politike, përfshirë edhe dy partitë e mëdha PD dhe PS.
Nga selia rozë pritet të marrë pjesë kreu isaj Edi Rama ndërsa nga PD-ja do të jetë një përfaqësues i saj pasi kryeministri do të mungojë për shkak se do të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan.
“Të vegjlit” do të paraqesin në tryezë tre propozime të cilat kanë të bëjnë korrektimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut elektoral dhe lejimni e grupimeve të partive brenda koalicionit.
Tryeza vjen një javë përpara se Komisionit të Reformës Zgjedhore t`i përfundojë mandati. Ekspertët e PD dhe PS po punojnë së bashku, ndërsa nuk janë shqyrtuar ende kapitujt e Kodit që kanë të bëjnë me procesin e votimit, numërimin elektronik, Kolegjin Zgjedhore si dhe formulën si do të zgjidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve