E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodiket e Shqiperise per here te pare permblidhen ne dy volume

Për herë të parë përmblidhen kodikët e Shqipërisë në dy volume të rëndësishme.

Njëri prej librave ka të përfshirë elementë studimorë, ndërsa tjetri është në formë albumi, ku pasqyrohen kodikët përmes fotografive që shoqërohen edhe me shpjegime përkatëse.

Kopjet e para të këtyre dy vëllimeve të rëndësishme iu dorëzuan drejtores së Arkivit të Shtetit, Nevila Nika nga studiuesja bullgare Aksinja Xhurova, e cila për 3 vite e gjysmë është marrë me studimet e kodikëve që i përkasin shekullit 6- 14 dhe ku i pasqyroi në dy libra në gjuhën franceze dhe bullgare.

“Jam shumë e lumtur që këto dy vepra të rëndësishme panë dritën e botimit.

Kam kënaqësinë të falënderoj shumë mbështetjen e madhe të zonjës Nevila Nika si dhe bashkëpunëtorëve të mi shqiptarë për përmbledhjen e këtyre kodikëve në dy vepra.

Kodikët e Shqipërisë janë mjaft të veçantë, por ishte e rëndësishme që ato të përkthehen në gjuhë të ndryshme që t’i bëhen të ditur studiuesve të huaj.

Por gjatë kësaj pune do të veçoja kodikun e 10 të Vlorës që është një ndër tre kodikët më të rëndësishëm në botë”, tha Aksinja Xhurova, studiuese e studimeve sllave dhe bizantine.

Kodiku më i vjetër i Shqipërisë i përket shekullit të 6 dhe është ai i Beratit.

Këto dy vepra vijnë si rezultat i bashkëpunimit të Arkivit të Shtetit me studiuesit bullgarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›