Super Heavy është gati
Grupi Super Heavy mbase përbëhet nga emrat më të njohur të rok muzikës sot, kështu që edhe “hobi projekti i një grupi muzicientësh që po zbaviten goxha mirë” duket të jetë shndërruar në një gjë goxha serioze, njofton MTV.
Përkundër demantit nga ana e menaxherit të Mick Jagger, sipas të cilit nga ky bashkëpunim nuk do të ketë gjë, studioja Universal tashmë po paralajmëron albumin debutues të grupit, i cili do të duhej të publikohej në muajin shtator.
Prijësi i grupit The Rolling Stones, Mick Jagger, këngëtarja e tre, Joss Stone, themeluesi i grupit Eurythmics, Dave Stewart, reggae këngëtari Damian Marley dhe kompozitori indian i muzikës filmike, A. R. Rahman, në shtator pritet të lancojnë albumin e përbashkët, si pjesëtarë të grupit Super Heavy, ndërkohë që së shpejti pritet dalja e singlit të parë nga ky album “Miracle Worker”.
Album është incizuar në disa studio nëpër botë, ndërsa për vetëm gjashtë ditë pune të përbashkët ky kuantet shkroi mbi 20 këngë.
Vetë Jagger thotë që nuk ka besuar se zhanre kaq të ndryshme muzikore mund të funksionojnë bashkërisht dhe të sinkronizuar aq mirë.