E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Angry Birds" bëhet film

Loja e njohur për telefona celularë do të shndërrohet edhe në film të animuar të metrazhit të gjatë, njofton revista ‘NME’. Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 11:58

Loja, që në gjithë botën u shkarkua nga më shumë se 250 milionë njerëz, duket se me arsye ka pushtuar planetin, andaj producenti, David Mizell, ka paralajmëruar se “Angry Birds” (Zogjtë e Zemëruara) së shpejti do të kenë edhe versionin e tyre filmik.

Mizell, i cili qëndron edhe prapa filmave si “Njeriu i Hekurt”, “Thor” dhe “Kapetan America”, mendon se “zogjtë”, të cilët shërbejnë si armë kundër derrave, do të mund të transferohen në mënyrë të përkryer edhe në ekranin filmik.

Producenti aktualisht është në kërkim të skenaristit, ndërkohë që zogjve zërat me gjasë do t’ua huazojnë aktorët e njohur hollivudianë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›