E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodikët, saga për ruajtjen e tyre

Nje thesar nuk mund te quhet i tille per sa kohe, nuk behet i njohur per publikun....keshtu e nis vleresimin e saj per doreshkrimet bizantine dhe kodiket e lashte Nevila Nika..drejtoresha e arkivit qendror te shtetit. 23 doreshkrime origjinale te kodikeve nder te cilet me i vjetri daton ne shekullin e 6-te dhe me i riu ne shek 19-te jane nje motiv i vlefshem qe shqiptaret te ndjehen krenare per te kaluaren e tyre por se pari duhet te mesojne se keto vlera jane prezente dhe reale dhe mund ti shohin ne ekspoziten e doreshkrimeve bizantine te celur ne arkivin e shtetit.

"Une do ta filloja nga nje shprehje e gjetur ne nje prej kodikeve, cfare vlere kane thesaret nese mbahen te kycura. Arkivi duhet te sherbeje ne cdo drejtim te mundshem ne ate qe ne te mos jemi me njerez me sy te mbyllura, njerez qe nuk dime kush kemi qene", tha Nevila Nika, drejtoreshe e Arkivit Qendror te Shtetit.

Sipas specialisteve te bizantologjise te cilet ishin mbledhur ne nje konference ne Tirane, Kodiket e Beratit, por edhe ato te Korces, Voskopojes, dhe Vlores jane nje nga pasurite me te medha te trashegimise kulturore shqiptare jo vetem per 1500 vjetet e ekzistences por edhe per shkak te mbijeteses si dhe tentativave qe jane bere nga pushtuesit e ndryshem per ti shtene ne dore.

"Anxhuinet sipas Areksutit kerkuan dorezimin e tij, me pas serbet, e ne luften e pare boterore, nga austriaket. Sipas nje dokumenteti qe ruhet ne muzeun e Beratit behet fjale per pretendimet e ushtrise austro hungareze per keto thesare. Ishin vete qytetaret e zgjedhur te Beratit, pavaresisht nga perkatesia fetare qe i ruajten keto vlera", tha Mirela Guga, specialiste ne Muzeun Historik te Beratit.

Te gjithe kodiket jane shkruar me dore, germe per germe dhe shumica e tyre jane ne pergamene. Pervec shkrimeve me dore ato bartin edhe miniatura qe duhet te ishin vepra te mirefillta arti. Kodiket e lashte jo vetem bartin ifnromacion per kulturen e krishtere te qyteteve si Korca,berati,Durresi, Gjirokastra, Vlora etj por edhe vertetojne edhe me fort vecanesine e Shqiperise nder shekuj si vend aktiv ne historine e rajonit.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›