E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodit Rrugor opozita dhe mazhoranca vote pro ndryshimeve

Pranohen amendimet e socialisteve. Drafti merr 117 vota pro Percaktohet masa e gjobes per drejtuesit e automjeteve

Opozita jep me ne fund konsensusin per ndryshmet ne Kodin Rrugor. Pas zvarritjes per disa dite me radhe te nje sere ndryshimesh ne kete draft me 117 vota pro eshte miratuar trefishimi i gjobave per shkelesit e ligjit. Kreu i Komisionit te Veprimtarise Prodhuese Jemin Gjana shpjegoi se pas propozimeve te bera dhe nga komisionet e tjera parlamentare u ra dakord per trefishimin e gjobave. Gjithashtu me propozimin e Ministrise se Brendshme jane ndryshuar 11 pika te nenit 184 i cili flet per masat administrative te drejtuesve te mjeteve qe jane nen ndikimin e alkoolit. Nderkohe qe deputeti socialist Eduart Shalsi kerkoi masa te reja sa i perket pikezimit te patentave. Ministri i Transportit Sokol Olldashi informoi se se shpejti do te vine per miratim dhe keto ndryshime.

Diskutimet

Hapesirat mes nivelit minimal dhe nivelit maksimal te gjobes mbetej ne raportin 1 me 4. Ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese kishte propozime qe kjo hapesire te ngushtohej nga 1 me 4 ne 1 me 3. Niveli minimal i gjobave qe jane ne te gjitha amendamentet qe jane perfshire ne kete draft te integruar pra niveli minimal te pjesetohet me dy dhe ky nivel te shumezohet me 3 per tu perdorur me nivel maksimal - tha Jemin Gjana duke shpjeguar masat e reja te gjobave. Te tjera ndryshime ne Kodin Rrugor do te behen ne te ardhmen pasi problematika ne rruge eshte shqetesuese. Ndersa per ligjvenesit socialist Eduart Shalsi duhet nje revolucion i vertete ne fushen e sigurise rrugore. Kodi Rrugor eshte nje nga elementet por nuk duhet te ndalemi ketu dhe duhet ta vijojme. Sistemi i pikezimit qe ne propozuam eshte nje ndryshim shume i rendesishem i cili natyrisht nuk do te hyje ne fuqi menjehere - u shpreh Shalsi. Lidhur me kete shqetesim ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit sqaroi se keto ndryshime do te vijne shume shpejt. Por Olldashi shtroi serish kerkesen qe kodet te kthehen ne ligje te thjeshta per te lehtesuar procesin e ndryshimit te tyre. Nje nga amendamentet e opozites ka te beje me pikezimin e patentes. Dua te informoj Kuvendin se ne kemi filluar punen per kete dhe kemi rene dakord per nje afat kohor 18-mujor te percaktuar ne Kod. Por kjo na ngre nje shqetesim themelor. Kemi pasur nje veshtiresi te jashtezakonshme per shkak te kodeve qe kerkojne 3/5 e votave. Ndaj nuk duhet te jete me keshtu por duhet te jene me ligj fleksibel dhe qe mund te ndryshohet thjesht. Keto jane ceshtje qe nuk kane lidhje me politiken - deklaroi ai. Pas diskutimeve u votuan me konsensus 3 draftet e qeverise te cilat me ndryshimet e propozuara nga opozita dhe policia u integruan ne nje te vetem. Miratimi i Kodit Rrugor vjen pas miratimit te Kodit Ajror dhe atij Detar ligje keto qe kerkonin 3/5 e votave dhe per te cilat politika prej me shume se dy vitesh nuk arrinte konsensusin.

Kodi Rrugor gjobat e reja

Ne nenin 140 behen ndryshimet e meposhtme ne pikat 7 8 9 10

7. Cilido qe nuk respekton kufijte minimale te shpejtesise ose kalon kufijte maksimale te shpejtesise me jo me shume se 10 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

8. Cilido qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 10 km/ore dhe jo me me shume se 20 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga kater mije ne dymbedhjete mije leke.

9. Cilido qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 20 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dhjete mije ne tridhjete mije leke. Si pasoje e kesaj shkeljeje merret masa administrative plotesuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri ne 3 muaj. Per ata qe kane lejedrejtimi prej me pak se 3-vjetesh pezullimi i lejedrejtimit behet per 3 deri ne 6 muaj.

Neni 141 Pozicioni i mjetit ne karrexhate pika 10 ndryshohet

10. Cilido qe qarkullon kundravajtje ne kthesat ne rakordimet konvekse ose ndonje rast tjeter me fushepamje te kufizuar ose qe e pershkon karrexhaten kundravatje kur rruga eshte e ndare ne disa karrexhata te vecanta ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 142 pika 4 Qarkullimi i mjeteve ne rreshta paralele ndryshohet

4. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 143 Perparesia pika 10 ndryshohet

10. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 144 Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor pika 2 ndryshohet

2. Cilido qe nuk sillet ne menyren e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave perkatese te akteve ne zbatim si dhe sipas orientimit te policit te trafikut ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke. Jane perjashtuar masat e vecanta te parashikuara ne nenet 6 dhe 7 te ketij Kodi.

Neni 145 Menyra e veprimit ne kalimet ne nivel pika 5 ndryshohet

5. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Ne nenin 146 Parakalimi pika 15 dhe fjalia e dyte e pikes 16 ndryshohet

15. Cilido qe kryen nje parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2 3 4 5 e 8 ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke.

Fjalia e pare dhe e dyte e pikes 16 ndryshohet

Cilido ndalimet e parakalimit sipas pikave 9101112 dhe 13 te ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikes 14 masa administrative eshte me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 147 Largesia e sigurise ndermjet mjeteve pika 4 ndryshohet

4. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 150 Sinjalizimi pamor dhe ndricimi i mjeteve pika 3 ndryshohet

3. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 151 pika 11 ndryshon

Cilido qe shkel dispozitat e tjera te ketij neni ose perdor ne menyre te gabuar sistemet e sinjalizimit me ndricim ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke.

Neni 152 Ndryshimi i drejtimit a i korsise ose manovra te tjera pika 7 ndryshohet

7. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 156 pika 6 Ndalimi i qendrimit dhe pushimit te mjeteve ndryshohet

6. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 160 Sinjalizimi i mjetit te ndaluar pika 5 ndryshohet si me poshte vijon

5. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 167 Transporti i njerezve kafsheve dhe objekteve ne mjetet me motor pikat 7 9 dhe 10 ndryshohen

7. Cilido qe drejton mjete ose trolejbuse te destinuar per transportin e njerezve duke perjashtuar autoveturat qe kane nje numer pasagjeresh dhe nje ngarkese te pergjithshme me te madhe se vlerat maksimale te treguara ne lejeqarkullimet si dhe qe transportojne nje numer pasagjeresh me te madh nga ai i treguar ne lejeqarkullimin ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga kater mije deri ne dymbedhjete mije leke.

9. Shkelja per transportimin e njerezve kafsheve kur behet fjale per autovetura ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga kater mije deri ne dymbedhjete mije leke.

10. Nese shkelet pesha ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke.

Neni 169 Perdorimi i kaskes mbrojtese per perdoruesit e mjeteve me dy rrota pika 2 ndryshohet si me poshte

2. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke. Kur shkeljen e kryen nje pasagjer me moshe jomadhore pergjegjesine e mban drejtuesi i mjetit.

Neni 170 Rripat e sigurise dhe sistemet e fiksimit pika 8 ndryshohet si me poshte vijon

8. Cilido qe nuk perdor rripat e sigurise dhe sistemet e fiksimit te parashikuara per pasagjeret deri ne 12 dymbedhjete vjec ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne nje tre mije leke. Kur shkelja i takon nje femije ne moshe jomadhore pergjegjesia bie mbi drejtuesin e mjetit ose kur ndodhet ne castin e kryerjes se shkeljes mbi ate qe eshte ngarkuar me mbikeqyrjen e kesaj femije.

Neni 171 Perdorimi i syzeve optike dhe aparateve te tjera pika 3 ndryshohet si me poshte

3. Cilido qe shkel dispozitat e ketij neni ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke.

Neni 184 Drejtimi i mjetit nen ndikimin e alkoolit ndryshohet

1. Eumlshte i ndaluar drejtimi i mjeteve ne gjendje te dehur si pasoje e perdorimit te pijeve alkoolike.

2. Eumlshte i ndaluar drejtimi i mjeteve pas perdorimit te pijeve alkoolike dhe nen ndikimin e alkoolit.

3. Cilido qe drejton mjetin nen ndikimin e alkoolit ndeshkohet me gjobe nga pese mije deri ne 15 mije leke. Pas verifikimit te shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit te lejedrejtimit nga gjashte muaj deri ne nje vit dhe nga nje vit deri ne dy vjet.

4. Kur shkelja e mesiperme e kryer ne perseritje nga drejtuesi i nje autobusi ose nga drejtuesi i nje mjeti masa komplet e ngarkeses se te cilit eshte me e madhe se 3.5 ton. ose kompleks mjetesh. pervec masave te gjobes te parashikuara ne paragrafin e dyte per drejtuesit e mjeteve te sipercituara zbatohet masa plotesuese e heqjes se lejedreitimit .

5. Kur mjeti nuk mund te drejtohet nga nje njeri tjeter i pershtatshem mund te terhiqet deri ne vendin e treguar nga i interesuari ose ne oficinen me te afert dhe lihet nen kujdesin e pronarit ose te administratorit me garancite normale per ruajtjen e mjetit.

6. Me qellimin kontrollin e drejtuesve organet e policise duke respektuar kushtet e privatesise personale i vendosin drejtuesit e mjeteve nen kontrolle kualifikuese nepermjet aparaturave alkool-testuese.

7. Kur nga verifikimet kualifikuese rezulton perfundim pozitiv dhe ne te gjitha rastet e aksidenteve rrugore ose kur ekzistojne motivet qe drejtuesi i mjetit eshte ne gjendje jonormale psikofizike si rezultat i ndikimit te perdorimit te pijeve alkoolike organet e Policise kane te drejte te kryejne verifikimet perkatese duke bere shoqerimin e drejtuesit te mjetit ne zyren ose komanden me te afert.

8. Per drejtuesit e mjeteve te perfshire ne aksidente rrugore te demtuar dhe qe u jane nenshtruar nderhyrjeve mjekesore verifikimi i nivelit alkoolik do te kryhet detyrimisht me kerkese te organeve te Policise nga ana e strukturave shendetesore ose atyre te akredituara per kete qellim. Strukturat shendetesore u leshojne organeve te Policise Rrugore ose te Policise Gjyqesore sipas rastit certifikaten perkatese ne zbatim te kushteve te privatesise per demtimet kryesore te verifikuara per perdorimin ose jo te alkoolit si dhe nivelin e alkoolit ne gjak.

9. Kur nga verifikimet e parashikuara ne pikat 6 dhe 7 te ketij neni rezulton nje vlere qe i korrespondon nje niveli alkoolik me shume se 0.5 gram per liter g/l drejtuesi i mjetit konsiderohet ne gjendje te dehur dhe i nenshtrohet gjobes dhe heqjes se lejedrejtimit

10. Ne rastet e refuzimeve te verifikimeve dhe kontrolleve drejtuesi i mjetit ndeshkohet me ndalimin e mjetit duke perjashtuar rastin kur fakti perben veper penale.

11. Kur nga verifikimet rezulton nje vlere alkoolike me e larte se 1.5 gram per liter g/l duke konsideruar zbatimin e ndalimit te mjetit policia mund te kerkojne qe drejtuesit te mjeteve ti nenshtrohen vizitave mjekesore

Neni 185 Drejtimi i mjetit nen ndikimin e lendeve droguese pika 4 ndryshohet si me poshte vijon

4. Ndaj perdoruesve te lendeve narkotike droguese ose psikotrope te zbatohen dispozitat e percaktuara sipas pikave 2 3 e 5 te nenit 184.

Ne nenin 187 Menyra e veprimit ne rast aksidenti pikat 6 dhe 10 ndryshohen

6. Per cilindo qe ne kushtet e treguara ne piken 1 nuk zbaton detyrimin e ndalimit ne rast aksidenti vetem me deme materiale zbatohet masa administrative me gjobe nga kater mije deri ne dymbedhjete mije leke dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 gjashte deri ne 12 dymbedhjete muaj.

10. Cilido qe nuk zbaton dispozitat e pikave 2 4 dhe 5 ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga kater mije deri ne dymbedhjete mije leke.

Neni 204 Parashkrimi ndryshohet

Neni 204 e drejta per vjeljen e shumave te detyruara nga masat administrative me gjobe per shkeljet e parashikuara nga ky kod e rregulluar me Ligjin nr. 10 279 date 20.5.2010 lsquoPer kundervajtjet administrative nuk parashkruhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›