Projektbuxheti 2012 Kuvendi miraton draftin opozita kunder

Bode Nuk ngrihet shteti i Shen Simonit me mendjen e Rame rrumpalles Rrezohen propozimet e socialisteve per TVSH-ne dhe taksen progresive
Doni ta ktheni Shqiperine ne republiken e bananeve. Jetoni me shembelltyren e modelit te shkaterrimit te fermereve shqiptare. Doni perseri pushtetin e korrupsionit te kontrabandes
Kuvendi miraton me 71 vota pro dhe 50 kunder projektbuxhetin per vitin 2012. Vendimi erdhi pas debateve mes ligjvenesve socialiste dhe ministrit te Financave Ridvan Bode. Socialistet kembengulen ne propozimet e tyre per uljen e TVSH-se per ushqimet baze per energjine per barnat dhe per librin si dhe vendosja e takses progresive. Por keto propozime u rrezuan me votat e mazhorances ku 71 deputete votuan kunder dhe 54 pro ketyre propozimeve. Ministri Bode sqaroi se propozimet e opozites jane vetem demagogji sepse jane pikerisht keta deputete te cilet nuk kane votuar pro rritjes se pagave apo pensioneve. Referuar TVSH-se dhe rikthimit te takses progresive me propozim te te majteve ministri deklaroi se opozita kerkon keshtu te riktheje evazionin dhe nje vend ku te mbizoteroje importi. Madje Bode shtoi se socialistet me propozimet e tyre synojne te kthejne vendin ne nje republike bananesh.
Debatet
Partia Socialiste kembenguli serish dje ne propozimet e saj per uljen e TVSH-se se energjise per konsumatoret nga 20 - 6 si dhe te ulet TVSH-ja mbi pagat. Deputetja e PS-se Mimi Kodheli kerkoi dhe heqjen e TVSH-se per ilacet librin energjine. Ajo kerkoi gjithashtu qe te ulen taksat per personat me te ardhura te pakta. Opozita e cilesoi projekt/buxhetin si nje rrezik per rritjen e borxhit publik te vendit mbi tavanin e vendosur prej 60 te Prodhimit te Brendshem Bruto. Por deputetet e mazhorances e mbrojten kete projekt si buxheti qe do te mbeshtese stabilitetin makroekonomik por edhe si projektin qe do te zbuse efektet e krizes financiare globale permes mbeshtetjes se sektoreve sociale investimeve publike dhe rritjes se pagave dhe pensioneve. Ndersa ministri i Financave Ridvan Bode duke e mbrojtur kete buxhet iu kundervu socialisteve duke theksuar se ata e kerkojne heqjen e TVSH-se per interesat e tyre duke permendur ketu TVSH-ne per librin dhe perpjekjet per rikthimin e vendit ne nje Republike bananesh. Opozita ka etje per te bere demagogji elektorale dhe po perpiqet te shkaterroje sistemin per ta kthyer ne ate te para vitit 2005. Doni ta ktheni Shqiperine ne republiken e bananeve. Jetoni me shembelltyren e modelit te shkaterrimit te fermereve shqiptare. Doni perseri pushtetin e korrupsionit te kontrabandes - akuzoi Bode. Sipas tij dhe propozimi per TVSH-ja e ilaceve eshte demagogji. TVSH e ilaceve nuk ka shtrenjtuar ilacet por ka stopuar rritjen e cmimit. Ju doni ate sistem ku cmimi i ilaceve ne tregun shqiptar ishte 6 here me i larte se ne Suedi apo Gjermani. Por sistemi jone eshte sistem rimbursimi - tha Bode. Nderkohe deputeti Andis Harasani evidentoi problemin e rritjes se cmimit te energjise duke nenvizuar se menyra e vetme per te zgjidhur krizen eshte bashkepunimi. Harasani ngriti si shqetesim dhe pagat e larta te drejtuesve te CEZ ndersa kerkoi te merren masa per cmimin energjise qe pritet te rritet. Eumlshte momenti qe te marrim masa per cmimin e energjise. Vetem nje pyetje kam per ministrin Bode. Kush i paguan pagat e 9 drejtoreve te KESH-it 66 mije euro ne muaj eshte rroga e drejtorit te CEZ - komentoi ai. Ndersa Bode u pergjigj Pyetja e Harasanit eshte demagogji pasi rrogat ne kompanite private percaktohen nga vete kompania. Bode kundershtoi edhe propozimin per heqjen e TVSH se energjise. Heqja e TVSH se energjise elektrike eshte perralle qe edhe ju se kuptoni heqja e saj nuk do te thote qe ulet cmimi. Taksimi progresiv qe ju propozoni do te thote qe ju kerkoni ta ktheni vendin aty ku e late ju doni te hapni tregun e evazionit - komentoi Bode. Ministri i Financave shoi se sfida e ketij buxheti eshte ekonomia reale dhe rikthimi i rritjes ekonomike ne vleren 6.
Projektbuxheti
Me heret ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se buxheti i shtetit per vitin 2012 synon ruajtjen e stabilitetit makroekonomik inflacionin ne nivelet rreth 3 nje borxh publik brenda kufirit prej 60 si dhe rritje ekonomike rreth 4.3. Buxheti i shtetit per vitin 2012 bazohet ne disa shtylla dhe ne nje analize realiste te ecurise se zhvillimeve gjate periudhes se krizes ekonomike globale bazohet ne tendencen e fundit dhe pritshmerine per vitin 2012 qe vendet e eurozones programojne - deklaroi Bode. Totali i te ardhurave parashikohet me nje rritje prej 8 ose 356 miliarde leke me nje rendiment fiskal prej 25.5 te PBB-se. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliard leke. Te ardhurat nga fondet speciale do te kene nje ritem rritje me 5.6 . Shpenzimet e buxhetit te shtetit parashikohet te jene ne parametrat qe te mundesojne nje deficit jo me shume se 3 ose 397 miliarde leke Objektivat do vazhdojne te jene rritja e pagave dhe pensioneve mbeshtetja me rreth 5 e PBB-se e investimeve publike duke ruajtur nivelin me te larte te investimeve publike ne hapesiren e vendeve te Evropes.
Projektbuxheti i vitit 2012 u miratua dy dite me pare nen per nen ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave vetem me votat e mazhorances. Pas diskutimeve Kuvendi miratoi ne teresi me 71 vota pro dhe 50 kunder te opozites buxhetin per vitin 2012.
Replikat per buxhetin
Mimi Kodheli Ne mbledhjen e fundit te komisionit te ekonomise na u tha se ku do ti gjeje qeveria gjithe keto para qe ulen tek te ardhurat per shkak te propozimit tuaj. Pergjigja jone eshte e thjeshte gjejini te korrupsioni. Per shkak te qeverisjes suaj me duar te pastra kemi rene 8 vende ne klasifikim dhe jemi vendi me i korruptuar ne Evrope. Ndaj gjejini te korrupsioni.
Por mund ti gjeni edhe tek rritja e te ardhurave nga koncesionet e HEC-eve private. Mund ti gjeni edhe nga rritja e te ardhurave nga legalizimi i pronave pasi vitin e ardhshem duhet te mbaroje edhe legalizimi i ndertimeve informale edhe legalizimi i fshatrave turistike. Mund ti gjeni edhe tek ulja e shpenzimeve korrente administrative pasi nuk eshte e vertete se qeverisni me qeveri te vogel.
Ridvan Bode Sfida per ne shqiptaret eshte rikthimi i ekonomise ne ritmet e rritjes se saj 6 per qind dhe jo kthimi te politikat e percartura te cilat kane vetem nje sheqerosje ne dukje dhe thelbin e tyre e kane po aq te helmet sa ne qeverisjet tuaja te meparshme po aq te helmet sa politiken e baballareve tuaj qe ndertuan nje shtet pa taksa. Vini dhe propozoni shtetin e Shen Simonit si alternative te opozites shqiptare. Po kerkoni te hapni shtigjet e evazioni sepse pushteti juaj duhet te jete pushteti i korrupsionit i kontrabandes i nje republike bananesh per te mbijetuar sepse ju nuk dini cfare eshte konkurrenca nuk dini te konkurroni.
Ilir Bejtja Se pari reagoj ndaj ministrit i cili perdori termat i pacipe edhe pervers dhe une ndihem i ofenduar se jane pjese e ketyre deputeteve. Duhet te kerkoje ndjese pavaresisht se ai eshte minister. Nuk dua tia lejoje vetes te perdore kete fjalor. Nuk po ia lejon vetes kryeministri jo ai. Kjo per etiken.
Ridvan Bode Nuk ofendova asnje deputet. Fola per politike perverse nuk fola per njerez per te gjithe ju kam respekt me shume se sa keni jua per anen tjeter. Nese do tw ishit te interesuar per shtesat ne nevoje do thoshit shtoni taksat dhe rrisni ndihmen ekonomike por thoni pse i rrisni do thoshit rrisni pensionet e uleta qe ne e bejme he ju serish thoni pse i rrisni. Keto jane ato qe prekin xhepin dhe ndihmojne shtresat e ekspozuara. Ato qe propozoni jane vetem brockulla qe te na thoni ketu se gjoja po u digjet barku per shtresat ne nevoje. Nuk ngrihet shteti i
Shen Simonit ketu me mendjen e Rame rrumpalles. Zoterinj beni politike qe eshte ne perputhje me realitetin tone. Te tjerat i keni demagogji mbajini per vete.
Shifra
Buxheti i Shtetit per vitin 2012 eshte
Te ardhurat 281 622 milione leke
Shpenzimet 322 785 milione leke
Deficiti 41 163 milione leke.
Buxheti vendor per vitin 2012 eshte
Te ardhurat 29 503 milione leke
Nga te cilat
Granti i pakushtezuar nga buxheti qendror 13 876 milione leke
Te ardhurat nga taksat e ndara 1 003 milione leke
Shpenzimet 29 503 milione leke.
Buxheti i fondit per kompensimin ne vlere te pronareve per vitin 2012 eshte
Te ardhurat gjithsej 1 800 milione leke
Nga te cilat
- te ardhura te tjera 1 500 milione leke
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 300 milione leke
Shpenzimet 1 800 milione leke.